Dhuna tronditi Lindjen e Mesme, migrantët realizuan udhëtime të rrezikshme përgjatë Mesdheut dhe Evropës dhe votimi në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara prodhoi rezultate tronditëse. Këto fotografi tregojnë disa prej tregimeve që e definuan vitin 2016.
2016: Viti në foto
33
Një vizitor brenda dhomës së kontrollit të Njësisë 4 në centralin bërthamor të Çernobilit, në Ukrainë, më 7 nëntor. Dhoma e kontrollit ishte vendi ku teknikët kuptuan se një test i sistemit të ftohjes kishte dështuar, më 26 prill 1986, që çoi në katastrofën më të madhe bërthamore me civilë. (RFE/RL, Serhiy Korovayniy)
34
Një migrant bëhet gati të pastrohet jashtë një depoje të braktisur në Beograd, Serbi, më 10 nëntor. (Reuters/Marko Djurica)
35
Qytetarët protestojnë kundër presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, para Kullës Trump në Nju Jork, më 12 nëntor, katër ditë pas fitores befasuese në zgjedhjet presidenciale. (AFP/Kena Betancur)
36
Njerëzit vrapojnë, pasi një sulm ajror i koalicionit godet pozitat e kontrolluara nga luftëtarët e Shtetit Islamik në Mosul, Irak, më 17 nëntor. Forcat irakiane të sigurisë, luftëtarët kurdë Peshmerga dhe milicia Shiite janë angazhuar së bashku në ofensivën për ta rimarrë qytetin nga kontrolli i Shtetit Islamik. (Reuters/Goran Tomasevic)