Ndërlidhjet

"Pamje tronditëse": Udhëheqësit e BE-së dënojnë madhërimin e Mlladiqit në Beograd

Kryetarja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, dhe kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Kryetarja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, dhe kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Kryetarja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, dhe kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Costa, reaguan së bashku, duke i cilësuar si “tronditëse” pamjet nga Beogradi gjatë varrimit të Ratko Mlladiqit, ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Sërpska, i dënuar nga Tribunali i Hagës për gjenocid dhe krime të tjera lufte në Bosnje e Hercegovinë.

“Elementet e mbështetjes zyrtare, si dhe prania e disa zyrtarëve të lartë serbë në varrim, janë thellësisht dëshpëruese. Ato tregojnë dështimin për t’u përballur me kapitullin e errët të historisë së vonshme evropiane, dhe janë në kundërshtim me vlerat mbi të cilat bazohet rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian”, theksuan në një deklaratë të përbashkët liderët e institucioneve kryesore evropiane.

Duke rikujtuar se Ratko Mlladiq ishte i dënuar i luftës, përgjegjës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, Von der Leyen dhe Costa thanë se mendimet e tyre janë me të gjitha viktimat e krimeve të kryera në vendet e ish-Jugosllavisë.

Kjo deklaratë dënuese e dy udhëheqësve të BE-së vjen një ditë pasi zëdhënësja kryesore e KE-së, Paula Pinho, deklaroi se Mlladiqi “nuk u varros me nderime shtetërore” në Serbi.

Deklaratën e zëdhënëses e dënuan një numër i madh aktorësh politikë, si në Bruksel, ashtu edhe në rajon.

Mlladiq u varros më 7 shtator në Beograd, me nderime ushtarake dhe shtetërore.

Ai vdiq më 27 gusht në Hagë, derisa po vuante dënimin me burgim të përjetshëm, ndërsa u varros në varrezat Topçider në Beograd.

Ceremonia e varrimit u shoqërua me të shtëna nderi dhe fjalime lamtumire, në të cilat u madhërua e kaluara e tij gjatë luftës.

Serbia nderon “Kasapin e Bosnjës”, duke shkaktuar reagime të ashpra ndaj madhërimit të tij Serbia nderon “Kasapin e Bosnjës”, duke shkaktuar reagime të ashpra ndaj madhërimit të tij
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:45 0:00

Në prani të pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë, udhëheqësve politikë të Republikës Sërpska, pjesëtarëve të Kishës Ortodokse Serbe dhe zyrtarëve të Serbisë, të pranishmit brohoritën emrin e Mlladiqit dhe e përcollën arkivolin e tij me duartrokitje.

Përkujtimi, shërbesa fetare dhe varrimi në Beograd u shoqëruan me paralajmërime nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se madhërimi i kriminelëve të dënuar të luftës është i papranueshëm.

XS
SM
MD
LG