Ndërlidhjet

Kabina e votimit në shtëpitë e të infektuarve


Votimi i personave me COVID-19
Ju lutem të prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:14 0:00

Votimi i personave me COVID-19

Korridoret e ngushta të sallës ‘1 Tetori’ në Prishtinë, shërbyen të dielën si hapësirë që ekipet mobile të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të bëhen gati për të dalë në terren.

Me veshje mbrojtëse ndaj sëmundjes COVID-19, ekipi prej katër personave do të shkojë në shtëpitë e personave që janë të prekur me koronavirus dhe që po shërohen në shtëpitë e tyre.

Tre nga anëtarët e ekipit janë vëzhgues dhe një është infermiere. Pjesë e ekipit është edhe një polic.

Të gjithë së bashku futen në automjetin që do t’i dërgojë në adresa të ndryshme.

Pas borës së madhe që ka mbuluar rrugët e Prishtinës, telashe tjetër ishte gjetja e shtëpive të votuesve. Në disa raste, edhe ngjitja e shkallëve deri në katin e pestë të banesave, bëhej më e vështirë për shkak të ngarkesës me pajisje për votim që duhej t’i bartnin.

Infermierja Qëndresa Rastelica, që është pjesë e ekipit, tregon për Radion Evropa e Lirë se do të shkojnë në 30 shtëpi apo banesa të ndryshme të Prishtinës.

"Ata po ndihen shumë të lumtur për faktin që ne jemi duke u shkuar në shtëpi edhe nuk është duke iu shkuar vota dëm", thotë Rastelica.

Ekipi mobil i KQZ-së trokiti në shumë dyer në qendër të Prishtinës dhe lagjen Tophane.

Maskat, dorezat dhe dezinfektuesi janë të pashmangshëm në secilën shtëpi.

Ekipi mobil duke shkuar në shtëpinë e një personi të infektuar me koronavirus.
Ekipi mobil duke shkuar në shtëpinë e një personi të infektuar me koronavirus.

Kutia e votimit dhe kabina prej letre, u vendosën mes të dhomës, në mënyrë që personat me COVID-19 të mund të votojnë.

Infermierja Qëndresa Rastelica tregon se gjatë takimit me qytetarët, kanë respektuar masat e vendosura nga institucionet shëndetësore për mbrojtje nga pandemia.

“Gjithmonë po shkojmë duke mbajtur distancën. Pra, jemi ekipi mobil që kemi dalë në terren, zakonisht me pacientët me COVID-19, që janë të infektuar dhe për shkak të pamundësisë për të dalë jashtë që të mos i infektojnë të tjerët. Jemi detyruar që ne të dalim si ekip mobil, të shkojmë nëpër banesat e tyre, nëpër vendbanimet e tyre për t’ua marrë votën”, tha ajo.

Nga KQZ-ja kanë njoftuar se gjatë ditës së zgjedhjeve, 140 ekipe mobile janë planifikuar të shkojnë në adresë të personave që janë pozitiv me COVID-19.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG