Derek Chauvin, ish-zyrtari i bardhë policor i dënuar për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd në qytetin amerikan Mineapolis një vit më parë, ka kërkuar proces të ri gjyqësor.
Ai është dënuar muajin e kaluar për vrasje të shkallës së dytë, asaj të tretë dhe vrasje pa paramendim.
Gjatë përleshjes gjatë arrestimit, në disa video Chauvin është parë duke i bërë presion Floydit me gju në qafë.
Floyd është dëgjuar duke thënë se nuk mund të marrë frymë dhe ka bërë thirrje për mëshirë derisa ka mbetur pa ndjenja.
Vendimi është konsideruar pikë e rëndësishme për drejtësi racore, pasi vdekja e Floydit pati nxitur protesta në gjithë botën kundër përdorimit të dhunës ndaj njerëzve me ngjyrë nga ana e zyrtarëve policorë.
Avokati mbrojtës Eric Nelson ka përmendur një varg arsyesh për gjyq të ri, duke përfshirë sjelljen e pahijshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Prokurorët ende nuk kanë marrë vendim për kërkesën e Nelsonit, e cila ka ardhur teksa paanësia e një anëtari të jurisë është vënë në pikëpyetje pas qarkullimit të një fotoje ku shihet ai duke marrë pjesë në një marsh kundër racizmit.
Brandon Mitchell është parë me një këmishë, në të cilën ka qenë fotografia e mbrojtësit të të drejtave civile Martin Luther King Jr. si dhe mbishkrimi “hiqni gjunjtë nga qafa jonë”.
Mitchell, i cili është po ashtu me ngjyrë, ka thënë se ka qenë pjesë e marshit për të nderuar veprimtarinë e Martin Luther King Jr. dhe jo në protestën për vdekjen e Floydit.
Fajtor!
1/11Njerëzit marshojnë dhe mbajnë në duar parullën ku shkruan "Fajtor", pas vendimit, ku u shpall fajtor ish-zyrtari policor, Derek Chauvin për vrasjen e afrikano-amerikanit, George Floyd në Mineapolis. Nju Jork, 20 prill, 2021.
Një juri në Shtetet e Bashkuara e gjeti fajtor ish-zyrtarin policor, Derek Chauvin për vrasjen e afrikano-amerikanit, George Floyd, në majin e vitit 2020. Ai do të mbesë në mbajtje, derisa të dënohet dhe mund të kalojë dekada në burg.
Në rrugët e SHBA-së, njerëzit dolën dhe festuan për këtë vendim, ndërkaq presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se më në fund drejtësia ka triumfuar.
2/11Qirinj të ndezur në Sheshin George Floyd, pas vendimit për Derek Chauvin, që u gjet fajtor për vrasjen e Floyd vitin e kaluar. Mineapolis, Minesota, 20 prill, 2021.
Një juri në Shtetet e Bashkuara e gjeti fajtor ish-zyrtarin policor, Derek Chauvin për vrasjen e afrikano-amerikanit, George Floyd, në majin e vitit 2020. Ai do të mbesë në mbajtje, derisa të dënohet dhe mund të kalojë dekada në burg.
Në rrugët e SHBA-së, njerëzit dolën dhe festuan për këtë vendim, ndërkaq presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se më në fund drejtësia ka triumfuar.
3/11Në këtë pano, që është vendosur pranë disa qirinjve të ndezur shkruan "Fajtor". Nju Jork, 20 prill, 2021.
Një juri në Shtetet e Bashkuara e gjeti fajtor ish-zyrtarin policor, Derek Chauvin për vrasjen e afrikano-amerikanit, George Floyd, në majin e vitit 2020. Ai do të mbesë në mbajtje, derisa të dënohet dhe mund të kalojë dekada në burg.
Në rrugët e SHBA-së, njerëzit dolën dhe festuan për këtë vendim, ndërkaq presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se më në fund drejtësia ka triumfuar.
4/11Njerëzit duke festuar në sheshin George Floyd në Mineapolis më 20 prill, 2021, pas shpalljes së vendimit për vrasjen e Floydit.
Një juri në Shtetet e Bashkuara e gjeti fajtor ish-zyrtarin policor, Derek Chauvin për vrasjen e afrikano-amerikanit, George Floyd, në majin e vitit 2020. Ai do të mbesë në mbajtje, derisa të dënohet dhe mund të kalojë dekada në burg.
Në rrugët e SHBA-së, njerëzit dolën dhe festuan për këtë vendim, ndërkaq presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se më në fund drejtësia ka triumfuar.
5/11Kështu feston një qytetar në Mineapolis, pasi Chauvin u shpall fajtor. Mineapolis, Minesota, 20 prill, 2021.
Një juri në Shtetet e Bashkuara e gjeti fajtor ish-zyrtarin policor, Derek Chauvin për vrasjen e afrikano-amerikanit, George Floyd, në majin e vitit 2020. Ai do të mbesë në mbajtje, derisa të dënohet dhe mund të kalojë dekada në burg.
Në rrugët e SHBA-së, njerëzit dolën dhe festuan për këtë vendim, ndërkaq presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se më në fund drejtësia ka triumfuar.
6/11Këta dy persona përfaqohen, pasi kuptuan vendimin që një gjykatë mori për rastin e George Floyd, i cili u vra vitin e kaluar, pasi atëbotë, polici, Derek Chauvin, për nëntë minuta, i bëri presion me gju në qafë. Uashington D.C, 20 prill, 2021.
Një juri në Shtetet e Bashkuara e gjeti fajtor ish-zyrtarin policor, Derek Chauvin për vrasjen e afrikano-amerikanit, George Floyd, në majin e vitit 2020. Ai do të mbesë në mbajtje, derisa të dënohet dhe mund të kalojë dekada në burg.
Në rrugët e SHBA-së, njerëzit dolën dhe festuan për këtë vendim, ndërkaq presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se më në fund drejtësia ka triumfuar.
7/11"I di të drejtat e mia", shkruan në maskën e kësaj gruaje në Nju Jork më 20 prill, 2021.. Vdekja e George Floyd, që ishte filmuar nga kalimtarë të rastit, vitin e kaluar, nxiti protesta të mëdha në SHBA kundër racizmit.
Një juri në Shtetet e Bashkuara e gjeti fajtor ish-zyrtarin policor, Derek Chauvin për vrasjen e afrikano-amerikanit, George Floyd, në majin e vitit 2020. Ai do të mbesë në mbajtje, derisa të dënohet dhe mund të kalojë dekada në burg.
Në rrugët e SHBA-së, njerëzit dolën dhe festuan për këtë vendim, ndërkaq presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se më në fund drejtësia ka triumfuar.
8/11Kështu iu gëzuan vendimit për rastin Floyd qytetarët në Mineapolis më 20 prill, 2021.
Një juri në Shtetet e Bashkuara e gjeti fajtor ish-zyrtarin policor, Derek Chauvin për vrasjen e afrikano-amerikanit, George Floyd, në majin e vitit 2020. Ai do të mbesë në mbajtje, derisa të dënohet dhe mund të kalojë dekada në burg.
Në rrugët e SHBA-së, njerëzit dolën dhe festuan për këtë vendim, ndërkaq presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se më në fund drejtësia ka triumfuar.
9/11Kështu i gëzohen vendimit për rastin Floyd këta dy persona në Mineapolis të Minesotas. 20 prill, 2021.
Një juri në Shtetet e Bashkuara e gjeti fajtor ish-zyrtarin policor, Derek Chauvin për vrasjen e afrikano-amerikanit, George Floyd, në majin e vitit 2020. Ai do të mbesë në mbajtje, derisa të dënohet dhe mund të kalojë dekada në burg.
Në rrugët e SHBA-së, njerëzit dolën dhe festuan për këtë vendim, ndërkaq presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se më në fund drejtësia ka triumfuar.
10/11"Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi", shkruan në panon e këtij personi në Mineapolis pasi Chauvin u shpall fajtor për vrasjen e Floyd.
Një juri në Shtetet e Bashkuara e gjeti fajtor ish-zyrtarin policor, Derek Chauvin për vrasjen e afrikano-amerikanit, George Floyd, në majin e vitit 2020. Ai do të mbesë në mbajtje, derisa të dënohet dhe mund të kalojë dekada në burg.
Në rrugët e SHBA-së, njerëzit dolën dhe festuan për këtë vendim, ndërkaq presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se më në fund drejtësia ka triumfuar.
11/11Ish-zyrtari policor, Derek Chauvin, i prangosur, nxirret nga gjykata, pasi juria e gjeti fajtor për vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje pa paramendim të Geoge Floyd.
Një juri në Shtetet e Bashkuara e gjeti fajtor ish-zyrtarin policor, Derek Chauvin për vrasjen e afrikano-amerikanit, George Floyd, në majin e vitit 2020. Ai do të mbesë në mbajtje, derisa të dënohet dhe mund të kalojë dekada në burg.
Në rrugët e SHBA-së, njerëzit dolën dhe festuan për këtë vendim, ndërkaq presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se më në fund drejtësia ka triumfuar.
Previous slide
Next slide
Mirëpo në atë organizim kanë folur para audiencës motra, vëllai dhe familjarë tjerë të Floydit.
Anëtarët e jurisë, që kanë marrë vendim për Chauvin, janë pyetur para se të pranoheshin nëse kanë marrë pjesë në ndonjë marsh kundër racizmit, pas vdekjes së Floydit.
Mitchell ka thënë se nuk ka qenë pjesë e ndonjë organizimi të tillë dhe mund të shërbejë si i paanshëm.
Tani pritet që gjyqtari të vendosë nëse ky anëtar i jurisë ka qenë i anshëm dhe nëse ka gënjyer gjatë intervistës së tij për anëtarësim në juri.