Ndërlidhjet

Shpërthen vullkan i fuqishëm në një gadishull të Islandës

Shpërthimi ndodhi rreth katër kilometra nga qyteti i peshkimit Grindavik dhe jo shumë larg nga termocentrali Svartsengi, më 18 dhjetor 2023.
1/8 Shpërthimi ndodhi rreth katër kilometra nga qyteti i peshkimit Grindavik dhe jo shumë larg nga termocentrali Svartsengi, më 18 dhjetor 2023.
Vullkani në Islandën jugperëndimore shpërtheu më 18 dhjetor pas disa javësh aktiviteti intensiv sizmik. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Pamje nga lart e llavës, nga rrjedhja e së cilës janë krijuar degëzime në formën e një peme. Fotografi e bërë më 19 dhjetor
2/8 Pamje nga lart e llavës, nga rrjedhja e së cilës janë krijuar degëzime në formën e një peme. Fotografi e bërë më 19 dhjetor
Vullkani në Islandën jugperëndimore shpërtheu më 18 dhjetor pas disa javësh aktiviteti intensiv sizmik. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Autoritetet evakuuan rreth 4.000 banorë të Grindavikut dhe mbyllën banjën gjeotermale të Blue Lagoon në ishullin Reykjanes. Foto e bërë më 18 dhjetor 2023.
3/8 Autoritetet evakuuan rreth 4.000 banorë të Grindavikut dhe mbyllën banjën gjeotermale të Blue Lagoon në ishullin Reykjanes. Foto e bërë më 18 dhjetor 2023.
Vullkani në Islandën jugperëndimore shpërtheu më 18 dhjetor pas disa javësh aktiviteti intensiv sizmik. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Vullkanologët fillimisht kishin frikë se shpërthimi përbënte një kërcënim serioz, si për qytetin, ashtu edhe për termocentralin gjeotermik, por vlerësimet e mëvonshme treguan se situata nuk ishte aq e rëndë sa supozohej më parë. Foto e bërë më 18 dhjetor 2023.
4/8 Vullkanologët fillimisht kishin frikë se shpërthimi përbënte një kërcënim serioz, si për qytetin, ashtu edhe për termocentralin gjeotermik, por vlerësimet e mëvonshme treguan se situata nuk ishte aq e rëndë sa supozohej më parë. Foto e bërë më 18 dhjetor 2023.
Vullkani në Islandën jugperëndimore shpërtheu më 18 dhjetor pas disa javësh aktiviteti intensiv sizmik. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
“Prioritet i qeverisë do të jetë mbrojtja e jetës dhe infrastrukturës”, tha presidenti i Islandës, Gudni Th. Johannesson. Foto e bërë më 18 dhjetor 2023.
5/8 “Prioritet i qeverisë do të jetë mbrojtja e jetës dhe infrastrukturës”, tha presidenti i Islandës, Gudni Th. Johannesson. Foto e bërë më 18 dhjetor 2023.
Vullkani në Islandën jugperëndimore shpërtheu më 18 dhjetor pas disa javësh aktiviteti intensiv sizmik. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
"Mbrojtja civile e ka mbyllur zonën e prekur. Tani presim të shohim se çfarë kanë rezervuar forcat e natyrës për ne. Jemi gati dhe të kujdesshëm", njoftoi presidenti islandez në rrjetin X. Foto e bërë më 18 dhjetor 2023.
6/8 "Mbrojtja civile e ka mbyllur zonën e prekur. Tani presim të shohim se çfarë kanë rezervuar forcat e natyrës për ne. Jemi gati dhe të kujdesshëm", njoftoi presidenti islandez në rrjetin X. Foto e bërë më 18 dhjetor 2023.
Vullkani në Islandën jugperëndimore shpërtheu më 18 dhjetor pas disa javësh aktiviteti intensiv sizmik. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Gjatë muajit të kaluar, autoritetet islandeze kanë ndërtuar mure mbrojtëse rreth termocentralit për ta mbrojtur atë nga rrjedhja e llavës. 
7/8 Gjatë muajit të kaluar, autoritetet islandeze kanë ndërtuar mure mbrojtëse rreth termocentralit për ta mbrojtur atë nga rrjedhja e llavës. 
Vullkani në Islandën jugperëndimore shpërtheu më 18 dhjetor pas disa javësh aktiviteti intensiv sizmik. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shpërndarja e llavës nga shpërthimi i vullkanit në Grindavik. Fotografi e bërë më 19 dhjetor 2023. 
8/8 Shpërndarja e llavës nga shpërthimi i vullkanit në Grindavik. Fotografi e bërë më 19 dhjetor 2023. 
Vullkani në Islandën jugperëndimore shpërtheu më 18 dhjetor pas disa javësh aktiviteti intensiv sizmik. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Një vullkan ka shpërthyer në Gadishullin Rejkjanes në jugperëndim të Islandës, vetëm disa javë pas dridhjeve intensive të tokës.

Rreth 4.000 njerëz janë evakuuar nga qyteza e njohur për peshkim, Grindavik, më herët gjatë këtij muaji, dhe banja termale është mbyllur.

Rajoni rreth kryeqytetit të Islandës, Rejkjavikut, ka regjistruar rritje të aktivitetit sizmik prej fundit të tetorit.

Në pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale është parë llava duke u përhapur prej vullkanit, vetëm pak orë pas shpërthimit.

Shpërthimi është parë edhe prej Rejkjavikut, i cili është rreth 42 kilometra larg Grindavikut.

Një banor i ka thënë transmetuesit britanik BBC se pjesa më e madhe e qiellit është “ndriçuar nga ngjyra e kuqe” e shpërthimit, dhe është krijuar tym i madh.

Njerëzit janë paralajmëruar që të qëndrojnë larg zonës së vullkanit, ndonëse nuk ka raportime për persona të plagosur.

Shpërthimi nuk pritet të ndikojë në trafikun ajror, sikurse më 2010.

Në prill të atij viti, një shpërthimi vullkanik ka rezultuar me mbylljen më të gjatë të hapësirës ajrore evropiane, prej Luftës së Dytë Botërore, dhe humbjet besohet se kanë arritur në 1.5 – 2.5 miliardë euro.

XS
SM
MD
LG