Një fotografi gjatë natës mes 22 dhe 23 gusht shfaq një shenjë rrugore që tregon rrugën drejt Blue Lagoon spa, njëri prej atraksioneve më të mëdha turistike të Islandës, me lavën dhe tymin nga shpërthimi i vullkanit në afërsi të qytetit Grindavik në prapavijë.
Një vullkan ka shpërthyer përsëri të enjten në jugperëndim të Islandës – për herë të gjashtë prej dhjetorit të kaluar.
Shpërthimi nga një plasje e re filloi pak pas orës 21:00 të enjten, si pasojë e një sërë tërmetesh të forta. Brenda një ore u hap një çarje rreth katër kilometra në karterin e Sundhnukurit.
Autoritetet islandeze thanë të premten se lava është duke rrjedhë nga vullkani edhe të premten, por ndikimi i shpërthimit të tij mbetet i lokalizuar.
Rrugët përreth janë mbyllur, por popullsia nuk është në rrezik, sipas tyre.
Një fotografi gjatë natës mes 22 dhe 23 gusht shfaq lavën dhe tymin nga shpërthimi i vullkanit në afërsi të qytetit Grindavik, në jugperëdim të Islandës.
Halldor Bjornsson, kryetar i Agjencisë Meteorologjike të Islandës, tha për portalin islandez Visir se për dallim nga shpërthimet e kaluara, rrjedha e lavës nga shpërthimi i së enjtes nuk është duke shkuar drejt qytetit Grindavik. Banorët e këtij qyteti u evakuuan në dhjetor kur vullkani shpërtheu për herë të parë pas 800 vjetëve.
“Nëse vazhdon kështu, Grindaviku nuk është në rrezik”, tha gjeofizikani Magnus Tuma Guomundsson pasi fluturoi përmbi vullkan. “Natyrisht se nuk e dimë çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt, por ka gjasa se vullkani e ka arritur kulmin dhe do të fillojë të shuhet sikurse shpërthimet e kaluara”, shtoi ai.
Por, për njerëzit që jetojnë dhe punojnë në gadishullin e Rejkjanës, shpërthimet e vazhdueshme dhe urdhrat për evakuim janë bërë bezdisëse.
Blue Lagoon spa, njëri prej atraksioneve më të mëdha turistike të Islandës, u mbyll pas urdhrave për evakuim.
Ai u mbyll të premten, por stafi i tij është duke u përgatitur për ta rihapur, tha menaxherja Helga Arnadottir për transmetuesin publik RUV.
Shpërthimi i vullkanit në Islandë
1/8Shpërthimi ndodhi rreth katër kilometra nga qyteti i peshkimit Grindavik dhe jo shumë larg nga termocentrali Svartsengi, më 18 dhjetor 2023.
Vullkani në Islandën jugperëndimore shpërtheu më 18 dhjetor pas disa javësh aktiviteti intensiv sizmik.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/8Pamje nga lart e llavës, nga rrjedhja e së cilës janë krijuar degëzime në formën e një peme. Fotografi e bërë më 19 dhjetor
Vullkani në Islandën jugperëndimore shpërtheu më 18 dhjetor pas disa javësh aktiviteti intensiv sizmik.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/8Autoritetet evakuuan rreth 4.000 banorë të Grindavikut dhe mbyllën banjën gjeotermale të Blue Lagoon në ishullin Reykjanes. Foto e bërë më 18 dhjetor 2023.
Vullkani në Islandën jugperëndimore shpërtheu më 18 dhjetor pas disa javësh aktiviteti intensiv sizmik.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/8Vullkanologët fillimisht kishin frikë se shpërthimi përbënte një kërcënim serioz, si për qytetin, ashtu edhe për termocentralin gjeotermik, por vlerësimet e mëvonshme treguan se situata nuk ishte aq e rëndë sa supozohej më parë. Foto e bërë më 18 dhjetor 2023.
Vullkani në Islandën jugperëndimore shpërtheu më 18 dhjetor pas disa javësh aktiviteti intensiv sizmik.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/8“Prioritet i qeverisë do të jetë mbrojtja e jetës dhe infrastrukturës”, tha presidenti i Islandës, Gudni Th. Johannesson. Foto e bërë më 18 dhjetor 2023.
Vullkani në Islandën jugperëndimore shpërtheu më 18 dhjetor pas disa javësh aktiviteti intensiv sizmik.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/8"Mbrojtja civile e ka mbyllur zonën e prekur. Tani presim të shohim se çfarë kanë rezervuar forcat e natyrës për ne. Jemi gati dhe të kujdesshëm", njoftoi presidenti islandez në rrjetin X. Foto e bërë më 18 dhjetor 2023.
Vullkani në Islandën jugperëndimore shpërtheu më 18 dhjetor pas disa javësh aktiviteti intensiv sizmik.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/8Gjatë muajit të kaluar, autoritetet islandeze kanë ndërtuar mure mbrojtëse rreth termocentralit për ta mbrojtur atë nga rrjedhja e llavës.
Vullkani në Islandën jugperëndimore shpërtheu më 18 dhjetor pas disa javësh aktiviteti intensiv sizmik.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/8Shpërndarja e llavës nga shpërthimi i vullkanit në Grindavik. Fotografi e bërë më 19 dhjetor 2023.
Vullkani në Islandën jugperëndimore shpërtheu më 18 dhjetor pas disa javësh aktiviteti intensiv sizmik.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Shpërthimet e vazhdueshme të vullkanit në afërsi të Grindavikut, një qytet me 3.800 banorë rreth 50 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Rejkjavik, e kanë dëmtuar infrastrukturën dhe pronat, si dhe i kanë detyruar shumë banorë të rizhvenodsen për sigurinë e tyre.
Në Islandë ndodh shpërthimi i një vullkani çdo katër-pesë vjet mesatarisht. Më 2010 ndodhi shpërthimi i vullkanit Eyjafjallajokull, më i madhi në vitet e fundit, duke lëshuar re të mëdha hiri në atmosferë, gjë që shkaktoi mbylljen e hapësirave ajrore nëpër Evropë.
Shpërthimi më i fundit nuk pritet ta pengojë trafikun ajror.