Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit paraushtarak rus Wagner
Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit paraushtarak rus Wagner, kërcënoi se do të tërhiqte mercenarët e tij nga qyteti i sulmuar ukrainas i Bahmutit nëse problemet e furnizimit me municion nuk zgjidhen.
Kjo deklaratë erdhi pasi Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy kërkoi ndihma me sisteme moderne të mbrojtjes ajrore pas një prej sulmeve më vdekjeprurëse ruse ndaj civilëve në muajt e fundit.
Në një intervistë të publikuar më 29 prill, Prigozhin tha se do të "detyrohet të tërheqë disa njësi" nga Bahmuti nëse Wagner nuk merr së shpejti më shumë municion, duke vazhduar një ankesë që ai ka shprehur prej javësh.
Bahmut, një qendër kryesore transporti në rajonin e Donjeckut, ka qenë vendi i luftimeve më të zjarrta gjatë disa muajve të fundit me numër të madh të viktimave te të dyja palët.
Zyrtarët ushtarakë ukrainas kanë thënë se humbja e Bahmutit, e cila ndodhet në kodra, duke ofruar një mbrojtje natyrore, do të hapte trupat e saj të vendosura në pjesë të tjera të Donjeckut ndaj sulmeve.
Wagner ka udhëhequr përpjekjet ruse për të marrë Bahmutin që nga viti i kaluar, por nuk ka qenë në gjendje të largojë luftëtarët ukrainas, të cilët ende mbajnë cepat perëndimore të qytetit.
Prigozhin paralajmëroi se një tërheqje e Wagnerit nga Bahmuti do të çonte në një kolaps rus përgjatë pjesëve të tjera të frontit prej 1000 kilometrash.
Ndërsa Prigozhin foli, forcat ruse vazhduan presionin në vijën e frontit Bahmut-Adviyivka-Maryinka, duke nisur 48 sulme të pasuksesshme në pozicionet ukrainase, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në përditësimin e tij të përditshëm më 29 prill.
Ndërkohë Zelenskiy u bëri thirrje aleatëve dhe partnerëve të Ukrainës që të furnizojnë Ukrainën me mbrojtje më të mirë ajrore pasi të paktën 25 persona, përfshirë disa fëmijë, u vranë në një valë sulmesh ruse në qytetet ukrainase, përfshirë kryeqytetin, Kiev, më 28 prill.
Më i godituri ishte Uman, një qytet në rajonin Cherkasy të Ukrainës qendrore, ku të paktën 23 persona, përfshirë katër fëmijë, u vranë kur një raketë ruse goditi një ndërtesë apartamentesh nëntëkatëshe, sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës.
Rreth 109 persona besohet të kenë banuar në pjesën e ndërtesës që u godit.
Këshilli i qytetit të Umanit shpalli një periudhë zie tre-ditore dhe prokurorët kanë hapur një hetim për krimet e luftës, thanë autoritetet.
"Mbrojtje ajrore, avionë modernë, pa të cilët nuk ka mbrojtje ajrore plotësisht efektive, artileri, automjete të blinduara. Gjithçka që është e nevojshme për të ofruar siguri në qytetet tona, në fshatrat tanë, si në brendësi ashtu edhe në vijën e frontit," Zelenskiy tha në fjalimin e tij të natës vonë më 28 prill.
Më herët, Zelenskiy i dënoi sulmet si "një natë terrori rus".
"E keqja ruse mund të ndalet me armë - mbrojtësit tanë po e bëjnë këtë. Dhe mund të ndalet me sanksione - sanksionet globale duhet të rriten",tha ai.
Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës më vonë raportoi se sulmi i shumëanshëm në qytetet ukrainase u ekzekutua nga bombarduesit strategjikë rusë Tu-195 që vinin nga rajoni i Detit Kaspik.
Shtetet e Bashkuara dhe disa aleatë i kanë dhënë Ukrainës disa sisteme raketore ‘Patriot’, të konsideruara si një nga armët më të avancuara të mbrojtjes në arsenalin e NATO-s. Çdo sistem Patriot mund të mbrojë një qytet.
Aleatët perëndimorë i kanë dhënë Ukrainës gjithashtu sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore, por raportet e zbulimit të SHBA-së së fundmi kanë treguar se mbrojtja ajrore e Ukrainës mbetet një hallkë e dobët.
“Nata e terrorit rus” ndaj qyteteve ukrainase
1/12
Një ndërtesë banimi në Uman e përfshirë nga zjarri, pas sulmeve ruse me raketa mëngjesin e 28 prillit. Sipas guvernatorit rajonal, Igor Taburets, dy raketa goditën ndërtesën nëntëkatëshe, duke vrarë të paktën dhjetë persona, përfshirë dy fëmijë.
Rusia ka lëshuar mbi 20 raketa dhe dy dronë drejt Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase më 28 prill. Zyrtarët thanë se të paktën 12 persona u vranë në sulmin e parë të shkallës së gjerë në pothuajse dy muaj. Qyteti më i goditur nga sulmet vdekjeprurëse është ai i Umanit.
2/12Një grua, me një fëmijë në duar, duke u larguar nga vendi ku u godit me raketa ruse një ndërtesë banimi në Uman.
Rusia ka lëshuar mbi 20 raketa dhe dy dronë drejt Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase më 28 prill. Zyrtarët thanë se të paktën 12 persona u vranë në sulmin e parë të shkallës së gjerë në pothuajse dy muaj. Qyteti më i goditur nga sulmet vdekjeprurëse është ai i Umanit.
3/12Punëtorët e shpëtimit në Uman duke kërkuar për të mbijetuar nën rrënojat e një ndërtese. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dënoi sulmet ajrore dhe ngjarjen e përshkroi si “nata e terrorit rus”.
Rusia ka lëshuar mbi 20 raketa dhe dy dronë drejt Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase më 28 prill. Zyrtarët thanë se të paktën 12 persona u vranë në sulmin e parë të shkallës së gjerë në pothuajse dy muaj. Qyteti më i goditur nga sulmet vdekjeprurëse është ai i Umanit.
4/12Një nga viktimat në Uman ishte një 75-vjeçare, e cila ishte duke fjetur në kohën kur ndërtesa e saj u godit nga sulmet ruse. Ekipet emergjente besojnë se ajo vdiq si pasojë e gjakderdhjes së brendshme të shkaktuar nga dridhjet pas shpërthimit.
Rusia ka lëshuar mbi 20 raketa dhe dy dronë drejt Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase më 28 prill. Zyrtarët thanë se të paktën 12 persona u vranë në sulmin e parë të shkallës së gjerë në pothuajse dy muaj. Qyteti më i goditur nga sulmet vdekjeprurëse është ai i Umanit.
5/12Një grua qan teksa sheh një ndërtesë të shkatërruar në Uman.
Rusia ka lëshuar mbi 20 raketa dhe dy dronë drejt Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase më 28 prill. Zyrtarët thanë se të paktën 12 persona u vranë në sulmin e parë të shkallës së gjerë në pothuajse dy muaj. Qyteti më i goditur nga sulmet vdekjeprurëse është ai i Umanit.
6/12Ekipet e shpëtimit dhe qytetarët e Umanit kërkojnë për të mbijetuar të bllokuar nën rrënoja.
Rusia ka lëshuar mbi 20 raketa dhe dy dronë drejt Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase më 28 prill. Zyrtarët thanë se të paktën 12 persona u vranë në sulmin e parë të shkallës së gjerë në pothuajse dy muaj. Qyteti më i goditur nga sulmet vdekjeprurëse është ai i Umanit.
7/12Një punëtor i shpëtimit ndihmon një grua në Uman.
Rusia ka lëshuar mbi 20 raketa dhe dy dronë drejt Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase më 28 prill. Zyrtarët thanë se të paktën 12 persona u vranë në sulmin e parë të shkallës së gjerë në pothuajse dy muaj. Qyteti më i goditur nga sulmet vdekjeprurëse është ai i Umanit.
8/12Ekipet e shpëtimit duke larguar trupat e personave që u vranë në Uman nga sulmet ruse. Kryeqyteti ukrainas, Kiev, po ashtu u godit nga shpërthimet. Zyrtarët raportuan se njësitë e mbrojtjes ajrore rrëzuan 11 raketa dhe dy dronë rusë.
Rusia ka lëshuar mbi 20 raketa dhe dy dronë drejt Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase më 28 prill. Zyrtarët thanë se të paktën 12 persona u vranë në sulmin e parë të shkallës së gjerë në pothuajse dy muaj. Qyteti më i goditur nga sulmet vdekjeprurëse është ai i Umanit.
9/12Zjarrfikësit duke punuar në një ndërtesë në Uman. Raketat u lëshuan nga avionë që operojnë në rajonin e detit Kaspik, tha komandanti i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhniy.
Rusia ka lëshuar mbi 20 raketa dhe dy dronë drejt Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase më 28 prill. Zyrtarët thanë se të paktën 12 persona u vranë në sulmin e parë të shkallës së gjerë në pothuajse dy muaj. Qyteti më i goditur nga sulmet vdekjeprurëse është ai i Umanit.
10/12
Zjarrfikësit shuajnë zjarrin në një depo, që u godit nga sulmet ruse në Dnipro, në lindje të Ukrainës. Autoritetet raportuan se një grua 31-vjeçare dhe vajza e saj 2-vjeçare u vranë në sulmet e mëngjesit të 28 prillit.
Rusia ka lëshuar mbi 20 raketa dhe dy dronë drejt Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase më 28 prill. Zyrtarët thanë se të paktën 12 persona u vranë në sulmin e parë të shkallës së gjerë në pothuajse dy muaj. Qyteti më i goditur nga sulmet vdekjeprurëse është ai i Umanit.
11/12Një tjetër lokacion që u godit nga raketat ruse në qytetit Ukrainka, që gjendet 40 kilometra në jug të Ukrainës. në këtë qytet u sulmua një ndërtesë banimi.
Rusia ka lëshuar mbi 20 raketa dhe dy dronë drejt Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase më 28 prill. Zyrtarët thanë se të paktën 12 persona u vranë në sulmin e parë të shkallës së gjerë në pothuajse dy muaj. Qyteti më i goditur nga sulmet vdekjeprurëse është ai i Umanit.
12/12Një banor duke pastruar pasi banesa e tij u godit nga fragmente të një rakete ruse.