Ndërlidhjet

Shefi i Wagnerit i kërkon Moskës që pozicionet në Bahmut t’ua dorëzojë çeçenëve

Shefi i grupit paraushtarak rus, Wagner.

Shefi i grupit paraushtarak rus, Wagner, i ka kërkuar të shtunën Moskës, që t’ia dorëzojë pozicionet e tij në Bahmut, liderit çeçen, Ramzan Kadyrov.

“Ju kërkoj që të lëshoni një urdhër luftarak para orës 00:00, më 10 maj, lidhur me transferim të pozicioneve të njësiteve paraushtarake të Wagnerit në Bahmut dhe periferi, te njësitet e batalionit Akhmat”, ka thënë Yevgeny Prigozhin, në një letër drejtuar ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Batalioni Akhmat u referohet njësiteve luftarake çeçene nën komandën e Kadyrovit, i cili e ka udhëhequr Çeçeninë – republikën ruse me shumicë myslimane – që një dekadë e gjysmë.

Prigozhin ka thënë se luftëtarët do të detyrohen të largohen për shkak të mungesës së madhe të municionit.

Ai e ka akuzuar Ministrinë ruse të Mbrojtjes se ka dorëzuar vetëm 32 për qind të municionit të kërkuar, prej tetorit të vitit 2022.

Luftëtarët e Wagnerit janë në krye të luftimeve për kontrollin e Bahmutit.

Të premten, lideri i Wagnerit ka kërcënuar me tërheqje të trupave nga kjo zonë.

Bahmuti nga lart: Rusia e ka bërë pluhur qytetin ukrainas

Tymi ngrihet lart nga djegia e ndërtesave të banimit në Bahmut më 26 prill. Pavarësisht se forcat ruse kanë rritur përdorimin e artilerisë së rëndë dhe sulmeve ajrore, forcat e Kievit vazhdojnë t'i pengojnë ato që ta marrin kontrollin e plotë të qytetit tashmë të rrënuar.
1/9 Tymi ngrihet lart nga djegia e ndërtesave të banimit në Bahmut më 26 prill. Pavarësisht se forcat ruse kanë rritur përdorimin e artilerisë së rëndë dhe sulmeve ajrore, forcat e Kievit vazhdojnë t'i pengojnë ato që ta marrin kontrollin e plotë të qytetit tashmë të rrënuar.
Fotografitë e bëra nga lart zbulojnë shkallën e shkatërrimit nga forcat ruse të qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut. Pas disa muaj bombardimesh, pjesa më e madhe e Bahmutit është kthyer në gërmadha që digjen, ndërsa trupat ukrainase nuk e lëshojnë qytetin e rrethuar. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Peizazh me kratere i një fushe Bahmut.

Serhiy Cherevatiy, zëdhënës i forcave lindore të Ukrainës, tha më 26 prill se forcat ruse kishin sulmuar 324 herë duke përdorur artileri dhe raketa të shumta brenda 24 orëve të fundit.

2/9 Peizazh me kratere i një fushe Bahmut.

Serhiy Cherevatiy, zëdhënës i forcave lindore të Ukrainës, tha më 26 prill se forcat ruse kishin sulmuar 324 herë duke përdorur artileri dhe raketa të shumta brenda 24 orëve të fundit.

Fotografitë e bëra nga lart zbulojnë shkallën e shkatërrimit nga forcat ruse të qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut. Pas disa muaj bombardimesh, pjesa më e madhe e Bahmutit është kthyer në gërmadha që digjen, ndërsa trupat ukrainase nuk e lëshojnë qytetin e rrethuar. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
"Rusët po shkatërrojnë ndërtesa në Bahmut për t'i parandaluar ushtarët tanë që t'i përdorin ato si fortifikatë", tha Cherevatiy.
3/9 "Rusët po shkatërrojnë ndërtesa në Bahmut për t'i parandaluar ushtarët tanë që t'i përdorin ato si fortifikatë", tha Cherevatiy.
Fotografitë e bëra nga lart zbulojnë shkallën e shkatërrimit nga forcat ruse të qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut. Pas disa muaj bombardimesh, pjesa më e madhe e Bahmutit është kthyer në gërmadha që digjen, ndërsa trupat ukrainase nuk e lëshojnë qytetin e rrethuar. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Për nëntë muaj, forcat e Moskës janë përpjekur të kapin qytetin e Donbasit, i cili është bërë simbol i qëndresës së hekurt të Kievit dhe dështimeve ushtarake të Kremlinit.
4/9 Për nëntë muaj, forcat e Moskës janë përpjekur të kapin qytetin e Donbasit, i cili është bërë simbol i qëndresës së hekurt të Kievit dhe dështimeve ushtarake të Kremlinit.
Fotografitë e bëra nga lart zbulojnë shkallën e shkatërrimit nga forcat ruse të qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut. Pas disa muaj bombardimesh, pjesa më e madhe e Bahmutit është kthyer në gërmadha që digjen, ndërsa trupat ukrainase nuk e lëshojnë qytetin e rrethuar. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Grupi mercenar rus, Wagner, ka udhëhequr pjesën më të madhe të përparimit në Bahmut, duke pretenduar më herët në prill se forcat e tij kontrollonin 80 për qind të qytetit. Por kjo u hodh poshtë nga Kievi.
5/9 Grupi mercenar rus, Wagner, ka udhëhequr pjesën më të madhe të përparimit në Bahmut, duke pretenduar më herët në prill se forcat e tij kontrollonin 80 për qind të qytetit. Por kjo u hodh poshtë nga Kievi.
Fotografitë e bëra nga lart zbulojnë shkallën e shkatërrimit nga forcat ruse të qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut. Pas disa muaj bombardimesh, pjesa më e madhe e Bahmutit është kthyer në gërmadha që digjen, ndërsa trupat ukrainase nuk e lëshojnë qytetin e rrethuar. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u zotua të vazhdojë të mbrojë qytetin.

“Është e pamundur që ne të heqim dorë nga Bahmuti, sepse kjo do të [ndihmojë] zgjerimin e frontit të betejës dhe do t'u japë forcave ruse dhe Wagner-it [grupi mercenar] shans për të kapur më shumë nga tokat tona”, deklaroi Zelensky më 23 prill.
6/9 Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u zotua të vazhdojë të mbrojë qytetin.

“Është e pamundur që ne të heqim dorë nga Bahmuti, sepse kjo do të [ndihmojë] zgjerimin e frontit të betejës dhe do t'u japë forcave ruse dhe Wagner-it [grupi mercenar] shans për të kapur më shumë nga tokat tona”, deklaroi Zelensky më 23 prill.
Fotografitë e bëra nga lart zbulojnë shkallën e shkatërrimit nga forcat ruse të qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut. Pas disa muaj bombardimesh, pjesa më e madhe e Bahmutit është kthyer në gërmadha që digjen, ndërsa trupat ukrainase nuk e lëshojnë qytetin e rrethuar. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Vlerësohet se mijëra ushtarë nga të dyja palët janë vrarë në të ashtuquajturin "mulli i mishit" në Bahmut. Marrja e kontrollit të qytetit do t'i lejonte Moskës të përqendronte forcat e saj në garnizonet e Ukrainës në perëndim rreth Çasiv Jarit dhe më thellë në rajonin e Donjeckut ku ndodhen qytetet industriale Kramatorsk dhe Slovjansk.
7/9 Vlerësohet se mijëra ushtarë nga të dyja palët janë vrarë në të ashtuquajturin "mulli i mishit" në Bahmut. Marrja e kontrollit të qytetit do t'i lejonte Moskës të përqendronte forcat e saj në garnizonet e Ukrainës në perëndim rreth Çasiv Jarit dhe më thellë në rajonin e Donjeckut ku ndodhen qytetet industriale Kramatorsk dhe Slovjansk.
Fotografitë e bëra nga lart zbulojnë shkallën e shkatërrimit nga forcat ruse të qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut. Pas disa muaj bombardimesh, pjesa më e madhe e Bahmutit është kthyer në gërmadha që digjen, ndërsa trupat ukrainase nuk e lëshojnë qytetin e rrethuar. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Kievi pranon se forcat e tij kanë paguar një çmim të madh për mbrojtjen e "Fortesës së Bahmutit", një qytet prej  rreth 70.000 banorësh para pushtimit rus.
8/9 Kievi pranon se forcat e tij kanë paguar një çmim të madh për mbrojtjen e "Fortesës së Bahmutit", një qytet prej  rreth 70.000 banorësh para pushtimit rus.
Fotografitë e bëra nga lart zbulojnë shkallën e shkatërrimit nga forcat ruse të qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut. Pas disa muaj bombardimesh, pjesa më e madhe e Bahmutit është kthyer në gërmadha që digjen, ndërsa trupat ukrainase nuk e lëshojnë qytetin e rrethuar. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

Analistët besojnë se Bahmuti ka pak vlerë strategjike, por ka fituar rëndësi politike pasi të dyja palët vazhdojnë betejën më të përgjakshme të këmbësorisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

9/9

Previous slide
Next slide

Në anën tjetër, Kadyrov ka thënë se luftëtarët e tij janë të gatshëm “të avancojnë dhe ta pushtojnë qytetin”.

Ai i ka lavdëruar njësitet e Wagnerit, duke thënë se grupet kanë luftuar betejat më të ashpra në Popasna, Severodonjeck dhe Lisiçansk.

Në një mesazh të publikuar të shtunën, Prigozhin e ka falënderuar Kadyrovin për ofertën e tij, dhe ka thënë se forcat çeçene mund ta fitojnë kontrollin e Bahmutit.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG