Zelensky e Cameron diskutojnë për mbështetjen e mëtejme britanike për Ukrainën
Zelensky e Cameron diskutojnë për mbështetjen e mëtejme britanike për Ukrainën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky (majtas) me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka biseduar të enjten me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron për mbështetjen e mëtejme të ushtrisë britanike për Ukrainën.
Cameron, ish-kryeministër britanik, i cili është emëruar në pozitën e Sekretarit të Jashtëm, më 13 nëntor, e ka vizituar Kievin për të treguar mbështetjen britanike për Ukrainën, teksa lufta në Gazë rrezikon të tërheqë vëmendjen globale prej luftës së Rusisë ndaj fqinjës së saj.
Në njoftimin e Zelenskyt, i cili ka ardhur pas një vale të sulmeve ruse me dronë në Ukrainë, nuk janë dhënë informacione se kur është zhvilluar vizita e Cameronin.
“Ne kemi pasur takim të mirë, të fokusuar në armët në front të luftës, kemi diskutuar për forcim të mbrojtjes ajrore dhe mbrojtje të njerëzve dhe infrastrukturës kritike”, është cituar të ketë thënë Zelensky në X – platformë e njohur më parë si Twitter.
“Bota nuk është aq e fokusuar në situatën në fushëbetejë në Ukrainë, dhe kjo tërheqje e fokusit nuk është duke ndihmuar”, ka thënë mes tjerash Zelensky.
Camroni, në anën tjetër, ka thënë se vizita e tij ka për qëllim të sigurojë Kievin për “mbështetjen morale, mbështetjen diplomatike, mirëpo mbi të gjitha, mbështetjen ushtarake që ju duhet jo vetëm këtë vit dhe vitin tjetër, por aq sa të ketë nevojë”, për Ukrainën, në përpjekjet e saj për ta luftuar agresionin rus.
Të dërgosh mesazh: Pse ushtarët në Ukrainë shkruajnë në predha
1/12Luftëtarët separatistë në një pjesë të pushtuar të rajonit të Luhanskut të Ukrainës përgatiten të lëshojnë predha propagandistike në drejtim të pozicioneve ukrainase në mars të vitit 2022.
Në predha janë të skalitura mesazhe si: "Bashkohuni me milicinë popullore të LNR-së" dhe "Rusët kurrë nuk dorëzohen". LNR është akronimi i përdorur nga një grup separatist i mbështetur nga Moska në Ukrainë që e quan veten Republika Popullore e Luhanskut.
Në Ukrainë, mesazhet e shkruara mbi predhat e gjuajtura ndaj armikut, kanë marrë një pikësynim të ri në epokën e mediave sociale.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/12Një ushtar ukrainas duke futur një predhë në një armë afër Bahmutit në shkurt të vitit 2023.
Iryna Rybakova, një oficere e mediave në ushtrinë ukrainase i tha Radios Evropa e Lirë se mesazhe të tilla -- të cilat do të shpërthehen në copa të palexueshme -- bëhen kryesisht për konsum të mediave sociale.
Në Ukrainë, mesazhet e shkruara mbi predhat e gjuajtura ndaj armikut, kanë marrë një pikësynim të ri në epokën e mediave sociale.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/12Një ushtar ukrainas mban një predhë me mesazhin "për Harkivin" drejt një obusi pranë Lymanit, në rajonin e Donjeckut të Ukrainës në gusht të vitit 2023. Harkivi ka qenë pothuajse nën sulmin e vazhdueshëm nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit të vitit 2022.
“Probabiliteti që armiku ta lexojë, është i ulët. Prandaj, fotografohen dhe postohen në rrjetet sociale”, thotë Rybakova për predhat e personalizuara. "Ky është më shumë një mesazh për shoqërinë ukrainase sesa për armikun."
Në Ukrainë, mesazhet e shkruara mbi predhat e gjuajtura ndaj armikut, kanë marrë një pikësynim të ri në epokën e mediave sociale.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/12Një luftëtar ukrainas përgatitet të shkruajë përreth një predhe për një obus vetëlëvizës Akatsiya në rajonin e Donjeckut, në korrik të vitit 2023.
Rybakova thotë se mesazhet mund të shërbejnë gjithashtu si një lloj mënyre për të ngritur moralin. "Ndonjëherë është vetëm një mallkim për armikun. Shpesh njerëzit shkruajnë emrat e vëllezërve të tyre të vdekur, të cilëve shpresojnë t'u hakmerren me këtë predhë", thotë ajo.
Në Ukrainë, mesazhet e shkruara mbi predhat e gjuajtura ndaj armikut, kanë marrë një pikësynim të ri në epokën e mediave sociale.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/12Një komandant i artilerisë ukrainase duke nënshkruar një predhë, në rajonin e Donjeckut më 4 nëntor në kujtim të Valentyn Dikhtyarit, një ushtar dhe mik i tij, i cili u vra në një aksion në mars të vitit 2023.
“Sa më shumë duan hakmarrje, aq më e madhe është predha që nënshkruajnë”, thotë Rybakova.
Në Ukrainë, mesazhet e shkruara mbi predhat e gjuajtura ndaj armikut, kanë marrë një pikësynim të ri në epokën e mediave sociale.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/12Një predhë artilerie me frazën "një letër për [presidentin ukrainas Volodymyr] Zelensky", shihet në një pozicion të luftëtarëve pro-rusë në Rajonin Donjeck të Ukrainës në tetor 2022.
Shkrimi mbi predha është një zakon i kohës së luftës, të paktën 2000 vjet i vjetër. Shembulli i parë i njohur është një plumb i lashtë grek i gjuajtur me hobe ku është shkruajtur fjala "kap!"
Në Ukrainë, mesazhet e shkruara mbi predhat e gjuajtura ndaj armikut, kanë marrë një pikësynim të ri në epokën e mediave sociale.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/12Një raketë ruse TOS-1A e kapur nga Ukraina teksa qëllon drejt pozicioneve ruse pranë Kreminës në rajonin e Luhanskut në korrik. Në mbështjellësin e raketës është shkruar "Da Vinci", që është emri i koduar i komandantit të batalionit ukrainas Dmytro Kotsiubailo, i cili u vra në betejë në mars.
Në Ukrainë, mesazhet e shkruara mbi predhat e gjuajtura ndaj armikut, kanë marrë një pikësynim të ri në epokën e mediave sociale.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/12Maja e krahut të një droni kamikaz rus që goditi Kievin në tetor 2022, me fjalët "Për Belgorodin dhe "për Lug (ose Luch)". Rajoni i Belgorodit i Rusisë u sulmua gjatë një inkursioni nga Ukraina nga milicitë anti-Kremlin në pranverën e vitit 2023, dhe ka qenë vazhdimisht në shënjestër nga Kievi. Lug/Luch mund t'i referohet një termocentrali rus në Belgorodin jugor që u dëmtua në një sulm ukrainas disa ditë përpara se të lëshohej ky dron, ose vendi i një beteje të Luftës së Dytë Botërore midis forcave sovjetike dhe naziste.
Në Ukrainë, mesazhet e shkruara mbi predhat e gjuajtura ndaj armikut, kanë marrë një pikësynim të ri në epokën e mediave sociale.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/12Ushtarët ukrainas duke nënshkruar një predhë "për Kreminën". Qyteti lindor i Ukrainës është luftuar intensivisht që nga ditët e para të pushtimit rus të vitit 2022.
Disa uebsajte ukrainase ofrojnë që të shkruajnë mesazhe me porosi në predha të destinuara për t'u gjuajtur drejt pozicioneve ruse për një tarifë të caktuar. Një faqe pretendon se ka mbledhur më shumë se 1.5 milion dollarë për ushtrinë ukrainase që nga lansimi më 2022.
Në Ukrainë, mesazhet e shkruara mbi predhat e gjuajtura ndaj armikut, kanë marrë një pikësynim të ri në epokën e mediave sociale.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/12Një predhë me flamurin amerikan dhe frazën "Lavdi Ukrainës" në rajonin e Donjeckut më 4 nëntor.
Donatorët paguajnë rreth 200 dollarë që mesazhi i tyre të shkruhet në fishekë artilerie të kalibrit të madh dhe të bëhet një foto nga vijat e para të predhës së tyre të personalizuar.
Në Ukrainë, mesazhet e shkruara mbi predhat e gjuajtura ndaj armikut, kanë marrë një pikësynim të ri në epokën e mediave sociale.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/12Predha ku janë shkruar mesazhe, si: "Nga banorët e Bohuslavit 'me dashuri' ", dhe "Për Harkivin". Në njërën predhë është shkruar “Lt. Një Kravetz”.
Në Ukrainë, mesazhet e shkruara mbi predhat e gjuajtura ndaj armikut, kanë marrë një pikësynim të ri në epokën e mediave sociale.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
12/12Një luftëtar i një grupi separatist të mbështetur nga Rusia në Donjeck përgatitet të shkruajë në një predhë në qershor të vitit 2022.
Një komandant rus u pyet për praktikën e shkrimit të mesazheve në predha.
"Sigurisht, piktura ose shkrimi në material nuk lejohet zyrtarisht, por si mund të mos e lejoj atë për djemtë me të cilët po shkoj në betejë?", tha ai.
Në Ukrainë, mesazhet e shkruara mbi predhat e gjuajtura ndaj armikut, kanë marrë një pikësynim të ri në epokën e mediave sociale.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Më 15 nëntor, Zelensky ka thënë se Ukraina nuk mund ta përballojë një bllokadë në luftën kundër Rusisë.
“Nëse ne dëshirojmë t’i japim fund luftës, ne duhet ta përfundojmë atë”, ka thënë ai në një intervistë për gazetarët afrikanë.
Sipas Zelenskyt, nëse lufta bllokohet, gjeneratat e ardhshme të ukrainasve do të duhet të luftojnë sepse Rusia “do të vijë sërish, nëse nuk i tregohet vendi”.
Mbrojtja ajrore ukrainase ka thënë përmes një deklarate, më 16 nëntor, se i ka rrëzuar 16 prej 18 dronëve të prodhuar nga Irani, të lansuar nga Rusia përgjatë natës.
Në deklaratë është thënë se alarmet janë lëshuar në shumë rajone ukrainase, pa e specifikuar numrin.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.