Ndërlidhjet

Zelensky: Rezultati i betejave në lindje, vendimtar për të ardhmen e Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Fotografi nga arkivi.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Fotografi nga arkivi.

Forcat ukrainase dhe ato ruse janë bllokuar në betejën për të kontrolluar qytetin e Bahmutit, teksa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se e ardhmja e Ukrainës do të vendoset në frontin lindor, ku po zhvillohen luftime “shumë të ashpra”.

Pavarësisht humbjeve të mëdha, forcat ruse kanë vazhduar të kryejnë një valë sulmesh në qytetin ukrainas Bahmut, si dhe në disa lokacione tjera përreth rajonit lindor të Donjeckut, ka thënë ushtria ukrainase më 14 mars.

“Dje, forcat tona kanë zmbrapsur 102 sulme të armiqve… në Bahmut, armiku nuk ka pushuar në tentimet për ta marrë qytetin”, ka thënë Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, duke shtuar se beteja të ashpra po zhvillohen edhe në Liman, Avdivka, Marinka dhe Shahtarsk.

“Është situatë shumë e rëndë në lindje, shumë e dhimbshme”, u ka thënë Zelensky ukrainasve në adresimin e tij të përditshëm.

“Ne duhet të shkatërrojmë fuqinë ushtarake të armikut, dhe do ta shkatërrojmë atë. Në Belohorivka, Marinka, Avdivka, Bahmut, Vuhledar dhe Kamianka, dhe të gjitha vendet tjera, është duke u vendosur e ardhmja jonë”, ka thënë Zelensky, duke shtuar se është mirënjohës ndaj secilit ushtar që po e rrezikon jetën në betejë.

Numër i madh viktimash në betejën për Bahmutin

Një obus vetëlëvizës qëllon në pozicionet ruse pranë Bahmutit, në rajonin e Donjeckut. Forcat e Ukrainës zmbrapsën disa sulme ruse në dhe rreth qytetit të shkatërruar lindor, ndërsa komandantë nga të dyja palët thanë se situata është &quot;e vështirë&quot;.<br />
<br />
<br />
&nbsp;
1/11 Një obus vetëlëvizës qëllon në pozicionet ruse pranë Bahmutit, në rajonin e Donjeckut. Forcat e Ukrainës zmbrapsën disa sulme ruse në dhe rreth qytetit të shkatërruar lindor, ndërsa komandantë nga të dyja palët thanë se situata është "e vështirë".


 
Ukraina vazhdon ta mbajë fortesën e Bahmutit, pavarësisht humbjeve të mëdha të raportuara, sulmeve të vazhdueshme ruse dhe një disavantazhi të dukshëm në artileri.
Një imazh satelitor, i bërë në janar, tregon peizazhin e një fushe në periferi të Bahmutit. Analistë ushtarakë thonë se Rusia dhe Ukraina kanë pësuar një numër të lartë viktimash në betejën për kontrollin e qytetit.
2/11 Një imazh satelitor, i bërë në janar, tregon peizazhin e një fushe në periferi të Bahmutit. Analistë ushtarakë thonë se Rusia dhe Ukraina kanë pësuar një numër të lartë viktimash në betejën për kontrollin e qytetit.
Ukraina vazhdon ta mbajë fortesën e Bahmutit, pavarësisht humbjeve të mëdha të raportuara, sulmeve të vazhdueshme ruse dhe një disavantazhi të dukshëm në artileri.
Ushtarë ukrainas drejtojnë një automjet MT-LB drejt vijës së frontit, më 11 mars. Forcat e rregullta ruse dhe ushtarë nga grupi famëkeq rus, Wagner, kontrollojnë pjesën më të madhe të lindjes së Bahmutit dhe rrethinat e tij në veri dhe jug.
3/11 Ushtarë ukrainas drejtojnë një automjet MT-LB drejt vijës së frontit, më 11 mars. Forcat e rregullta ruse dhe ushtarë nga grupi famëkeq rus, Wagner, kontrollojnë pjesën më të madhe të lindjes së Bahmutit dhe rrethinat e tij në veri dhe jug.
Ukraina vazhdon ta mbajë fortesën e Bahmutit, pavarësisht humbjeve të mëdha të raportuara, sulmeve të vazhdueshme ruse dhe një disavantazhi të dukshëm në artileri.
Ushtarë ukrainas përgatisin predha artilerie.
4/11 Ushtarë ukrainas përgatisin predha artilerie.
Ukraina vazhdon ta mbajë fortesën e Bahmutit, pavarësisht humbjeve të mëdha të raportuara, sulmeve të vazhdueshme ruse dhe një disavantazhi të dukshëm në artileri.
Ushtarë ukrainas qëllojnë me një obus M119 në drejtim të pozicioneve ruse.
5/11 Ushtarë ukrainas qëllojnë me një obus M119 në drejtim të pozicioneve ruse.
Ukraina vazhdon ta mbajë fortesën e Bahmutit, pavarësisht humbjeve të mëdha të raportuara, sulmeve të vazhdueshme ruse dhe një disavantazhi të dukshëm në artileri.
Ushtarë ukrainas përgatiten t&#39;i bashkohen betejës në vijën e parë të frontit.
6/11 Ushtarë ukrainas përgatiten t'i bashkohen betejës në vijën e parë të frontit.
Ukraina vazhdon ta mbajë fortesën e Bahmutit, pavarësisht humbjeve të mëdha të raportuara, sulmeve të vazhdueshme ruse dhe një disavantazhi të dukshëm në artileri.
Një ushtar ukrainas bart municion.
7/11 Një ushtar ukrainas bart municion.
Ukraina vazhdon ta mbajë fortesën e Bahmutit, pavarësisht humbjeve të mëdha të raportuara, sulmeve të vazhdueshme ruse dhe një disavantazhi të dukshëm në artileri.
Një automjet i blinduar, i drejtuar nga ushtarë ukrainas, shkon drejt qytetit të Bahmutit.
8/11 Një automjet i blinduar, i drejtuar nga ushtarë ukrainas, shkon drejt qytetit të Bahmutit.
Ukraina vazhdon ta mbajë fortesën e Bahmutit, pavarësisht humbjeve të mëdha të raportuara, sulmeve të vazhdueshme ruse dhe një disavantazhi të dukshëm në artileri.
Një tjetër ushtar vë në shënjestër pozicionet ruse.
9/11 Një tjetër ushtar vë në shënjestër pozicionet ruse.
Ukraina vazhdon ta mbajë fortesën e Bahmutit, pavarësisht humbjeve të mëdha të raportuara, sulmeve të vazhdueshme ruse dhe një disavantazhi të dukshëm në artileri.
Një anëtar i grupit Wagner pret për t&#39;u marrë në pyetje pasi u kap nga ushtarët ukrainas pranë Bahmutit. Themeluesi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, e përshkroi situatën në Bahmut si &quot;të vështirë, shumë të vështirë&quot;, më 10 mars. &quot;Sa më shumë që i afrohemi qendrës së qytetit, aq më të vështira bëhen luftimet&quot;, tha ai.
10/11 Një anëtar i grupit Wagner pret për t'u marrë në pyetje pasi u kap nga ushtarët ukrainas pranë Bahmutit. Themeluesi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, e përshkroi situatën në Bahmut si "të vështirë, shumë të vështirë", më 10 mars. "Sa më shumë që i afrohemi qendrës së qytetit, aq më të vështira bëhen luftimet", tha ai.
Ukraina vazhdon ta mbajë fortesën e Bahmutit, pavarësisht humbjeve të mëdha të raportuara, sulmeve të vazhdueshme ruse dhe një disavantazhi të dukshëm në artileri.
Ushtarët ukrainas qëllojnë pozicionet ruse me një obus 155 mm M777. Javën e kaluar, Kievi tha se ka vendosur ta mbrojë Bahmutin, në vend se t&#39;i tërheqë forcat e tij. Beteja disamujore për këtë qytet është bërë më e përgjakshmja në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
11/11 Ushtarët ukrainas qëllojnë pozicionet ruse me një obus 155 mm M777. Javën e kaluar, Kievi tha se ka vendosur ta mbrojë Bahmutin, në vend se t'i tërheqë forcat e tij. Beteja disamujore për këtë qytet është bërë më e përgjakshmja në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ukraina vazhdon ta mbajë fortesën e Bahmutit, pavarësisht humbjeve të mëdha të raportuara, sulmeve të vazhdueshme ruse dhe një disavantazhi të dukshëm në artileri.
Previous slide
Next slide

Forcat ukrainase janë duke bërë rezistencë të fortë në perëndim të Bahmutit, duke luftuar kundrejt sulmeve të luftëtarëve të grupit mercenar rus, Wagner.

Shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin – i cili e ka postuar një video ku shihet në qendër të Bahmutit – e ka pranuar se luftëtarët e tij po përballen më shumë vështirësi për të marrë kontrollin e qytetit.

“Situata në Bahmut është e vështirë, shumë e vështirë. Armiku është duke luftuar për çdo metër”, ka thënë Prigozhin në një postim në rrjete sociale, teksa ka treguar pamje të Bahmutit të shkatërruar.

Para luftës, në këtë qytet kanë jetuar rreth 70.000 njerëz.

Lufta për Bahmutin është konsideruar si një prej betejave më të ashpra prej kur Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë, më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG