Ndërlidhjet

Zelensky e quan “të turpshme” gjuajtjen me armë mes agjencive të sigurisë së Ukrainës në Kiev

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për “përgjegjësi” dhe “vendime ndaj personelit” pas të shtënave me armë zjarri në Kiev, ku u përfshinë shërbimet kryesore të sigurisë së vendit.

Në fjalimin e tij të përditshëm me video, Zelensky tha se incidenti ndodhi mes Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, i njohur si SBU, dhe agjencisë së inteligjencës ushtarake të vendit, HUR, duke e cilësuar atë si “absolutisht të turpshëm”.

“Të vetmit njerëz ndaj së cilëve dikush duhet të qëllojë me armë, janë pushtuesit rusë, për ta mbrojtur Ukrainën”, tha Zelensky të mërkurën vonë.

Pasojat e sulmeve ruse në rajonin e Kievit

“S’ka mbetur asgjë”, tha për Radion Evropa e Lirë, Natalya, banore e Borispilit, në Kiev, teksa po shikonte rrënojat e banesës së motrës së saj, që u dëmtua nga sulmet raketore ruse më 1 shtator.
1/7 “S’ka mbetur asgjë”, tha për Radion Evropa e Lirë, Natalya, banore e Borispilit, në Kiev, teksa po shikonte rrënojat e banesës së motrës së saj, që u dëmtua nga sulmet raketore ruse më 1 shtator.
Sulme ajrore ruse kanë goditur rajonin e Kievit, duke vrarë dhe plagosur banorë. Sulmet e reja vijnë në kohën kur fëmijët në mbarë Ukrainën kanë nisur vitin e ri shkollor.
Sulmi vrau të paktën katër persona dhe plagosi 13 të tjerë, përfshirë motrën e Natalyas dhe burrin e saj, si dhe fëmijën e tyre.

“Burri  motrës po operohet tani”, tha ajo duke qëndruar pranë vendit ku ndodhi sulmi. “Fëmija e motrës është shtruar në repartin e kujdesit intensiv”.

Në total, 48 persona u evakuuan nga kjo ndërtesë banimi pas sulmit.
2/7 Sulmi vrau të paktën katër persona dhe plagosi 13 të tjerë, përfshirë motrën e Natalyas dhe burrin e saj, si dhe fëmijën e tyre.

“Burri motrës po operohet tani”, tha ajo duke qëndruar pranë vendit ku ndodhi sulmi. “Fëmija e motrës është shtruar në repartin e kujdesit intensiv”.

Në total, 48 persona u evakuuan nga kjo ndërtesë banimi pas sulmit.
Sulme ajrore ruse kanë goditur rajonin e Kievit, duke vrarë dhe plagosur banorë. Sulmet e reja vijnë në kohën kur fëmijët në mbarë Ukrainën kanë nisur vitin e ri shkollor.
Natalya tha se ai mezi e njohu vendin ku banon e motra, duke shtuar se muri i banesës që e ndante nga banesa fqinje, ishte shkatërruar plotësisht.

“Nuk ka mbetur asgjë. Nuk mund ta kuptosh se në cilën pjesë të banesës gjendesh. Tavani, muret, gjithçka është shkatërruar”.
3/7 Natalya tha se ai mezi e njohu vendin ku banon e motra, duke shtuar se muri i banesës që e ndante nga banesa fqinje, ishte shkatërruar plotësisht.

“Nuk ka mbetur asgjë. Nuk mund ta kuptosh se në cilën pjesë të banesës gjendesh. Tavani, muret, gjithçka është shkatërruar”.
Sulme ajrore ruse kanë goditur rajonin e Kievit, duke vrarë dhe plagosur banorë. Sulmet e reja vijnë në kohën kur fëmijët në mbarë Ukrainën kanë nisur vitin e ri shkollor.
Teksa REL-i kapi këto pamje të pasojave të sulmit në Borispil, gjësendet personale të banorëve lokalë ishin shpërndarë nëpër vendngjarje, përfshirë një lodër fëmijësh.

Pas sulmit, guvernatori rajonal i Kievit, Tymur Tkachenko. Tha se forcat ruse “edhe njëherë qëllimshëm” sulmuan caqe civile dhe ndërtesa banimi.
4/7 Teksa REL-i kapi këto pamje të pasojave të sulmit në Borispil, gjësendet personale të banorëve lokalë ishin shpërndarë nëpër vendngjarje, përfshirë një lodër fëmijësh.

Pas sulmit, guvernatori rajonal i Kievit, Tymur Tkachenko. Tha se forcat ruse “edhe njëherë qëllimshëm” sulmuan caqe civile dhe ndërtesa banimi.
Sulme ajrore ruse kanë goditur rajonin e Kievit, duke vrarë dhe plagosur banorë. Sulmet e reja vijnë në kohën kur fëmijët në mbarë Ukrainën kanë nisur vitin e ri shkollor.
Disa banorë shikojnë lagjen e shkatërruar nga sulmet.

Tkachenko shtoi se makinat, shtëpitë private dhe një biznes privat u dëmtuan nga sulmi rus në Borispil.
5/7 Disa banorë shikojnë lagjen e shkatërruar nga sulmet.

Tkachenko shtoi se makinat, shtëpitë private dhe një biznes privat u dëmtuan nga sulmi rus në Borispil.
Sulme ajrore ruse kanë goditur rajonin e Kievit, duke vrarë dhe plagosur banorë. Sulmet e reja vijnë në kohën kur fëmijët në mbarë Ukrainën kanë nisur vitin e ri shkollor.
Një grua tjetër, sikurse Natalya, u pa duke kërkuar në gërmadha me synimin që të shpëtojë diçka pas dëmeve të shumta që pësoi ndërtesa pesëkatëshe e banimit.

“Kam hipur këtu duke tentuar që të gjej diçka, ndonjë dokument, gjëra bazike që mund të kenë shpëtuar”, tha ajo.

6/7 Një grua tjetër, sikurse Natalya, u pa duke kërkuar në gërmadha me synimin që të shpëtojë diçka pas dëmeve të shumta që pësoi ndërtesa pesëkatëshe e banimit.

“Kam hipur këtu duke tentuar që të gjej diçka, ndonjë dokument, gjëra bazike që mund të kenë shpëtuar”, tha ajo.

Sulme ajrore ruse kanë goditur rajonin e Kievit, duke vrarë dhe plagosur banorë. Sulmet e reja vijnë në kohën kur fëmijët në mbarë Ukrainën kanë nisur vitin e ri shkollor.
Në një tjetër sulm, një dron rus goditi një ndërtesë të lartë banimi në Kiev.

Incidentet vijnë kur mijëra fëmijë ukrainas nisën vitin e ri shkollor më 1 shtator.
7/7 Në një tjetër sulm, një dron rus goditi një ndërtesë të lartë banimi në Kiev.

Incidentet vijnë kur mijëra fëmijë ukrainas nisën vitin e ri shkollor më 1 shtator.
Sulme ajrore ruse kanë goditur rajonin e Kievit, duke vrarë dhe plagosur banorë. Sulmet e reja vijnë në kohën kur fëmijët në mbarë Ukrainën kanë nisur vitin e ri shkollor.
Previous slide
Next slide

“Asnjë shkëmbim tjetër zjarri nuk do të trajtohet kurrë nga shteti ynë si diçka në të cilën dikush lejohet të përfshihet”, shtoi ai.

Të shtënat me armë zgjuan banorët në lagjen Berezniaki të Kievit herët më 2 shtator, ndërsa dëshmitarët thanë se panë njerëz të plagosur dhe gjurmë gjaku në vendin e ngjarjes.

Menjëherë pasi përleshja e armatosur kishte përfunduar, dolën versione kundërthënëse për atë që kishte ndodhur.

SBU-ja publikoi dy deklarata kundërthënëse: fillimisht tha se po punonte së bashku me HUR-in për të parandaluar një “sulm terrorist” rus, ndërsa më pas tha se i kishte bërë ballë një “grupi individësh” që po përpiqeshin ta pengonin një operacion kontrolli.

Në një koment të mëvonshëm për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, një komandant i njësisë së forcave speciale “Tymur” të HUR-it tha se agjentët e SBU-së po “arrestonin pjesëtarë të HUR-it dhe po hapnin zjarr ndaj tyre pa paralajmërim”.

Korpusi Vullnetar Rus

Përplasja me armë duket se lidhet me raportimet e mëhershme për arrestimin e Stepan Kaplunovit, zëvendëskomandantit të Korpusit Vullnetar Rus, një grup paraushtarak i mbështetur nga Ukraina dhe i lidhur me HUR-in.

Taras Borovskiy, avokati i Kaplunovit, i tha Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë se klienti i tij ishte “rrëmbyer” më 23 gusht dhe se vendndodhja e tij kishte mbetur e panjohur deri më 1 shtator. Ai shtoi se SBU-ja nuk i ishte përgjigjur kërkesave të tij për koment.

Nga këtu, hollësitë e ngjarjes bëhen edhe më të paqarta.

Sipas Borovskiyt, gjatë natës së 2 shtatorit, SBU-ja e dërgoi Kaplunovin në banesën e tij për të kryer një kontroll. Por, përfaqësues të HUR-it dhe miqtë e tij ndodheshin aty tashmë.

Komandanti i HUR-it tha se kishte arritur një marrëveshje me komandantin e njësisë së SBU-së, por më pas “pjesëtarë të tjerë të SBU-së” hapën zjarr.

Ndërkohë, Denis Nikitin, komandanti i Korpusit Vullnetar Rus, i tha Radios Evropa e Lirë se SBU-ja nuk kishte gjetur asgjë komprometuese në banesën e Kaplunovit.

Më vonë, Zelensky tha se prokurorët do ta hetonin incidentin.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG