Ndërlidhjet

Vëzhguesit: Partitë politike po përdorin resurset publike në fushatë


Fotografi nga arkivi
Fotografi nga arkivi

Rreth 100 vëzhgues nga Bashkimi Evropian pritet të përcjellin nga afër procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Udhëheqësi i Misionit vëzhgues nga Bashkimi Evropian, Alojz Peterle tha se zgjedhjet e 11 qershorit, kur do të zgjidhen përfaqësuesit e popullit në Kuvendin e Kosovës, janë shumë sfiduese dhe shihen si një mundësi e mirë për të demonstruar pjekurinë demokratike të Kosovës.

Misioni vëzhgues i zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian për të tretën herë po përcjell nga afër proceset zgjedhore në Kosovë. Vëzhgimi i zgjedhjeve, sipas Peterle, do të monitorojë gjithë procesin dhe jo vetëm ditën e votimeve. Ai tha se tashmë kanë zhvilluar takime me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë dhe të gjithë akterët e përfshirë në proces.

Të gjithë akterët politikë duhet të përmbahen nga gjuha fyese ose format e trysnisë dhe frikësimit e cila do të minonte integritetin e procesit zgjedhor”, tha Peterle.

Ai tha po ashtu se Misioni vëzhgues nga BE-ja, dëshiron të sigurohet që të gjithë votuesit me të drejtë vote nga të gjitha komunitetet të kenë mundësinë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Sa i përket pjesës veriore të Kosovës të banuar nga shumica serbe, dhe ku ndikimi i Serbisë është i theksuar, Peterle tha se kjo nuk e ndryshon misionin dhe as metodologjinë e punës së vëzhguesve nga BE-ja.

Ne do të jemi njësoj të vëmendshëm në procesin zgjedhor, këtu dhe atje, në veri”, u shpreh Peterle.

Ndërkohë, edhe vëzhguesit vendorë tashmë janë duke e përcjellë nga afër procesin. Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, ka prezantuar vlerësimet e para rreth ditëve të deritashme të fushatës.

Ismet Kryeziu nga “Demokracia në Veprim” tha se janë përcjellë 77 takime apo tubimeve publike nga të cilat ai nxori edhe konkludimet e para.

Deri tani kemi arritur të përcjellim 77 takime publike të subjekteve politike, gjatë dy ditëve. Në të gjitha këto takime siguria publike për pjesëmarrje ka qenë e garantuar dhe siguruar nga Policia e Kosovës dhe qytetarët kanë mund të marrin pjesë pa e ndjerë ndonjë kërcënim apo rrezik për pjesëmarrje në këto takime”.

Resurset publike të cilat janë përdorur nga partitë, nga 77 aktivitete, në 13 prej tyre kemi parë që partitë politike kanë përdorur resurse shtetërore, përfshi veturat zyrtare dhe shërbyesit civilë që kanë marrë pjesën për tubime”, tha Kryeziu.

Fushata e zgjedhjeve të 11 qershorit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:17 0:00

Kurse David Ondraçka nga Transparency International tha se nga fillimi i këtij viti është duke u punuar me Institutin Demokratik të Kosovës, me qëllim të rritjes së transparencës së partive politike rreth fondeve që shfrytëzojnë.

Standardi evropian është që partitë politike të raportojnë se ku i marrin fondet, kush janë donatorët e tyre dhe si i shpenzojnë ato para, sepse publiku ka nevojë të dijë se si i shpenzojnë partitë politike paratë e tyre dhe kjo ka të bëj edhe me luftën kundër korrupsion”, tha Ondraçka.

Vëzhguesit vendorë e ndërkombëtarë, kanë paralajmëruar se do të dalin me raporte mbi ecurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, duke nxjerrë si anët pozitive ashtu edhe ato negative të gjithë procesit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG