Ndërlidhjet

Autoritetet thonë se janë izoluar plotësisht zjarret në Shëngjin

Helikopteri i angazhuar për shuarjen e zjarreve në Shëngjin. 30 korrik 2024.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile të Shqipërisë, Haki Çako, bëri të ditur nga Shëngjini se ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarreve në këtë zonë ka përfunduar mesditën e së mërkurës.

Një ditë më parë, në Shëngjin situata u përkeqësua pasi flakët kapluan një kompleks turistik në zonën e njohur si Rana e Hedhun. Zjarri arriti deri në bregdet.

Çako tha se raportimet për vonesë të autoriteteve për të ndërhyrë në neutralizimin e flakëve, do të jenë pjesë e një analize që do të bëhet pasi të përfundojë i gjithë operacioni për shuarje në terren. I pyetur se përse në Shëngjin nuk u përdorën të dy helikopterët Cougar, ai tha:

"Nuk ka helikopter për çdo fshat. Ftoj banorët të sinjalizojnë në kohë".

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë më herët tha se ka arritur të bëjë izolimin e plotë të vatrave të zjarreve në Shëngjin.

"Fatmirësisht nuk pati lëndime në njerëz, por vetëm dëme minimale në biznese përreth zonës së zjarrit, në dy bare plazhi dhe në çatinë e një shtëpie", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ekipet e zjarrfikësve u ndihmuan edhe nga efektivët e Forcave të Armatosura, Policia, strukturat vendore të mbështetura edhe nga dy avionët Canadair të Italisë.

*Për më shumë rreth zjarreve në Shëngjin, dëgjojeni edicionin më të fundit të Programit të mesditës të Radios Evropa e Lirë:

Programi i mesditës
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:15:00 0:00

Pos në Shëngjin, bëhet e ditur se situatë e vështirë nga përhapja e zjarreve është krijuar edhe mbi qytetin e Tepelenës, ku sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ‘zjarri ka dalë jashtë kontrollit për shkak të erës së fortë’, që lehtëson përhapjen e flakëve.

Ministria e Mbrojtjes tha se po punohet intensivisht për shuarjen e disa vatrave të tjera të zjarrit në fshatin Zavalinë në bashkinë e Elbasanit, dhe në Kodrat e Liqenit të Viroit që gjendet në bashkinë e Gjirokastrës.

Pesë ditë luftë me zjarrin, Shëngjini drejt normalitetit
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:40 0:00

Mëngjesin e së mërkurës, Prefektura e Lezhës tha se gjatë natës janë shuar disa vatra zjarri, që shpërthyen nga pasditja e së shtunës, dhe se situata me zjarre është drejt përmirësimit.

“‘Për ditën e sotme të do të operojnë të gjithë mjetet e Mbrojtjes nga Zjarri që kanë qenë të pranishme dhe një ditë më parë, si dhe 300 efektivë të Forcave të Armatosura dhe rreth 100 forca bashkiake. Po operohet në terren për shuarjen e çdo vatre zjarri të ndezur [trungje të ndezura]”, thuhet në njoftimin e Prefekturës së Lezhës.

Përveç forcave zjarrfikëse, për shuarjen e flakëve u angazhua edhe helikopteri Cougar i Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë si dhe dy avionë Canadair, të ardhur nga Italia, si pjesë e mbështetjes nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile.

Ministri i Brendshëm, ende në detyrë, Taulant Balla, ishte mbrëmjen e 30 korrikut në Shëngjin, nga ku tha se po kërkohet ndihmë shtesë nga jashtë vendit për të vënë nën kontroll situatën me zjarre.

“Jemi në kontakte me [misionin e NATO-s në Kosovë] KFOR për të marrë helikopterët e tyre. E gjitha punë jonë është e pamundur të japë rezultatin që duam. Situata më e vështirë është te ‘Rana e Hedhun’. Por, jam i shqetësuar edhe për kurorën në qytet, te kisha. Është një kurorë e mbjellë me pisha dhe pisha është si një mjet shpërthyes”, tha Balla.

Zjarret e egra kaplojnë zonën e Shëngjinit

Zjarrfikësit duke lokalizuar flakët në zonën e Shëngjinit.
1/17 Zjarrfikësit duke lokalizuar flakët në zonën e Shëngjinit.
Situata me zjarret në disa zona në Shqipëri po merr përmasa shqetësuese. Në një njoftim të Prefekturës së Lezhës, mëngjesin e së martës, theksohet se “vatra e zjarrit në fshatin Mali i Shëngjinit ka dalë plotësisht jashtë kontrollit” dhe se lokalizimi i flakëve është i pamundur për shkak të erës.
Zjarri ka kapluar çadrat dhe rrethojën në kompleksin turistik Inheritor, që gjendet pranë portit të Shëngjinit, në zonën që njihet si Rana e vogël. 
2/17 Zjarri ka kapluar çadrat dhe rrethojën në kompleksin turistik Inheritor, që gjendet pranë portit të Shëngjinit, në zonën që njihet si Rana e vogël. 
Situata me zjarret në disa zona në Shqipëri po merr përmasa shqetësuese. Në një njoftim të Prefekturës së Lezhës, mëngjesin e së martës, theksohet se “vatra e zjarrit në fshatin Mali i Shëngjinit ka dalë plotësisht jashtë kontrollit” dhe se lokalizimi i flakëve është i pamundur për shkak të erës.
Përveç forcave zjarrfikëse të pushtetit vendor, për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe helikopteri Cougar, por si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur, duke rrezikuar edhe zonat e banuara dhe bizneset në atë pjesë.
3/17 Përveç forcave zjarrfikëse të pushtetit vendor, për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe helikopteri Cougar, por si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur, duke rrezikuar edhe zonat e banuara dhe bizneset në atë pjesë.
Situata me zjarret në disa zona në Shqipëri po merr përmasa shqetësuese. Në një njoftim të Prefekturës së Lezhës, mëngjesin e së martës, theksohet se “vatra e zjarrit në fshatin Mali i Shëngjinit ka dalë plotësisht jashtë kontrollit” dhe se lokalizimi i flakëve është i pamundur për shkak të erës.
Disa vatra zjarri në fshatin Mali i Shëngjinit në Shqipëri që kishin nisur të shtunën pasdite, janë riaktivizuar mëngjesin e hënës dhe kanë përfshirë sipërfaqe më të mëdha.
4/17 Disa vatra zjarri në fshatin Mali i Shëngjinit në Shqipëri që kishin nisur të shtunën pasdite, janë riaktivizuar mëngjesin e hënës dhe kanë përfshirë sipërfaqe më të mëdha.
Situata me zjarret në disa zona në Shqipëri po merr përmasa shqetësuese. Në një njoftim të Prefekturës së Lezhës, mëngjesin e së martës, theksohet se “vatra e zjarrit në fshatin Mali i Shëngjinit ka dalë plotësisht jashtë kontrollit” dhe se lokalizimi i flakëve është i pamundur për shkak të erës.
Për shkak të erës, izolimi i vatrave të zjarrit është i pamundur.
5/17 Për shkak të erës, izolimi i vatrave të zjarrit është i pamundur.
Situata me zjarret në disa zona në Shqipëri po merr përmasa shqetësuese. Në një njoftim të Prefekturës së Lezhës, mëngjesin e së martës, theksohet se “vatra e zjarrit në fshatin Mali i Shëngjinit ka dalë plotësisht jashtë kontrollit” dhe se lokalizimi i flakëve është i pamundur për shkak të erës.
Në një njoftim të prefekturës së Lezhës, mëngjesin e së martës, theksohet se “vatra e zjarrit në fshatin Mali i Shëngjinit ka dalë plotësisht jashtë kontrollit”.
6/17 Në një njoftim të prefekturës së Lezhës, mëngjesin e së martës, theksohet se “vatra e zjarrit në fshatin Mali i Shëngjinit ka dalë plotësisht jashtë kontrollit”.
Situata me zjarret në disa zona në Shqipëri po merr përmasa shqetësuese. Në një njoftim të Prefekturës së Lezhës, mëngjesin e së martës, theksohet se “vatra e zjarrit në fshatin Mali i Shëngjinit ka dalë plotësisht jashtë kontrollit” dhe se lokalizimi i flakëve është i pamundur për shkak të erës.
Sipas njoftimit,  gjatë gjithë natës kanë operuar 20 mjete zjarrfikëse me personelin përkatës.
7/17 Sipas njoftimit,  gjatë gjithë natës kanë operuar 20 mjete zjarrfikëse me personelin përkatës.
Situata me zjarret në disa zona në Shqipëri po merr përmasa shqetësuese. Në një njoftim të Prefekturës së Lezhës, mëngjesin e së martës, theksohet se “vatra e zjarrit në fshatin Mali i Shëngjinit ka dalë plotësisht jashtë kontrollit” dhe se lokalizimi i flakëve është i pamundur për shkak të erës.
Prefektura e Lezhës thekson se pavarësisht angazhimit të të gjitha forcave, është e pamundur vënia nën kontroll e zjarrit, dhe si rezultat rrezikohen shumë biznese, por dhe shtëpi banimi.
8/17 Prefektura e Lezhës thekson se pavarësisht angazhimit të të gjitha forcave, është e pamundur vënia nën kontroll e zjarrit, dhe si rezultat rrezikohen shumë biznese, por dhe shtëpi banimi.
Situata me zjarret në disa zona në Shqipëri po merr përmasa shqetësuese. Në një njoftim të Prefekturës së Lezhës, mëngjesin e së martës, theksohet se “vatra e zjarrit në fshatin Mali i Shëngjinit ka dalë plotësisht jashtë kontrollit” dhe se lokalizimi i flakëve është i pamundur për shkak të erës.
Për të shuar zjarret janë angazhuar edhe mjete zjarrfikëse dhe ekipe nga qytetet tjera të Shqipërisë si Mirdita, Tirana, Kamza, Berati, Fieri, Lushnja, Vau i Dejës, Shkodra etj.
9/17 Për të shuar zjarret janë angazhuar edhe mjete zjarrfikëse dhe ekipe nga qytetet tjera të Shqipërisë si Mirdita, Tirana, Kamza, Berati, Fieri, Lushnja, Vau i Dejës, Shkodra etj.
Situata me zjarret në disa zona në Shqipëri po merr përmasa shqetësuese. Në një njoftim të Prefekturës së Lezhës, mëngjesin e së martës, theksohet se “vatra e zjarrit në fshatin Mali i Shëngjinit ka dalë plotësisht jashtë kontrollit” dhe se lokalizimi i flakëve është i pamundur për shkak të erës.
Zjarrfikësit duke bërë përpjekje për të lokalizuar zjarret.<br />
<br />
Banesa dhe biznese po konsiderohen të rrezikuara nga zjarri që është përhapur në qytetin bregdetar të Shëngjinit në Shqipëri.
10/17 Zjarrfikësit duke bërë përpjekje për të lokalizuar zjarret.

Banesa dhe biznese po konsiderohen të rrezikuara nga zjarri që është përhapur në qytetin bregdetar të Shëngjinit në Shqipëri.
Situata me zjarret në disa zona në Shqipëri po merr përmasa shqetësuese. Në një njoftim të Prefekturës së Lezhës, mëngjesin e së martës, theksohet se “vatra e zjarrit në fshatin Mali i Shëngjinit ka dalë plotësisht jashtë kontrollit” dhe se lokalizimi i flakëve është i pamundur për shkak të erës.
&ldquo;Me mjetet dhe efektivët zjarrfikës po punohet për mbrojtjen e banesave dhe hoteleve. Deri tani është bërë e mundur që këto objekte të mos preken nga zjarri&rdquo;, thuhet në njoftimin e prefekturës.
11/17 “Me mjetet dhe efektivët zjarrfikës po punohet për mbrojtjen e banesave dhe hoteleve. Deri tani është bërë e mundur që këto objekte të mos preken nga zjarri”, thuhet në njoftimin e prefekturës.
Situata me zjarret në disa zona në Shqipëri po merr përmasa shqetësuese. Në një njoftim të Prefekturës së Lezhës, mëngjesin e së martës, theksohet se “vatra e zjarrit në fshatin Mali i Shëngjinit ka dalë plotësisht jashtë kontrollit” dhe se lokalizimi i flakëve është i pamundur për shkak të erës.
Ministri i Brendshëm në detyrë, Taulant Balla, ka shkruar në rrjetin social Facebook se situata është tepër e vështirë<strong>.</strong><br />
&nbsp;
12/17 Ministri i Brendshëm në detyrë, Taulant Balla, ka shkruar në rrjetin social Facebook se situata është tepër e vështirë.
 
Situata me zjarret në disa zona në Shqipëri po merr përmasa shqetësuese. Në një njoftim të Prefekturës së Lezhës, mëngjesin e së martës, theksohet se “vatra e zjarrit në fshatin Mali i Shëngjinit ka dalë plotësisht jashtë kontrollit” dhe se lokalizimi i flakëve është i pamundur për shkak të erës.
<strong>&ldquo;</strong>Policia e Shtetit, përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë, po evakuon banorët&quot;, ka bërë të ditur Balla mbrëmë pas mesnate.
13/17 Policia e Shtetit, përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë, po evakuon banorët", ka bërë të ditur Balla mbrëmë pas mesnate.
Situata me zjarret në disa zona në Shqipëri po merr përmasa shqetësuese. Në një njoftim të Prefekturës së Lezhës, mëngjesin e së martës, theksohet se “vatra e zjarrit në fshatin Mali i Shëngjinit ka dalë plotësisht jashtë kontrollit” dhe se lokalizimi i flakëve është i pamundur për shkak të erës.
Një ditë më parë, Ministria shqiptare e Mbrojtjes njoftoi se në 24 orët e fundit ishin verifikuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 22 janë shuar.
14/17 Një ditë më parë, Ministria shqiptare e Mbrojtjes njoftoi se në 24 orët e fundit ishin verifikuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 22 janë shuar.
Situata me zjarret në disa zona në Shqipëri po merr përmasa shqetësuese. Në një njoftim të Prefekturës së Lezhës, mëngjesin e së martës, theksohet se “vatra e zjarrit në fshatin Mali i Shëngjinit ka dalë plotësisht jashtë kontrollit” dhe se lokalizimi i flakëve është i pamundur për shkak të erës.
Vatra zjarri janë regjistruar edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.&nbsp;Mbrëmjen e së hënës është shuar zjarri në fushën e grumbullimit të mbeturinave në periferi të Vlorës, që ishte aktiv prej disa ditësh. Për vënien nën kontroll të kësaj vatre zjarri është nevojitur ndërhyrja e ushtrisë.
15/17 Vatra zjarri janë regjistruar edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Mbrëmjen e së hënës është shuar zjarri në fushën e grumbullimit të mbeturinave në periferi të Vlorës, që ishte aktiv prej disa ditësh. Për vënien nën kontroll të kësaj vatre zjarri është nevojitur ndërhyrja e ushtrisë.
Situata me zjarret në disa zona në Shqipëri po merr përmasa shqetësuese. Në një njoftim të Prefekturës së Lezhës, mëngjesin e së martës, theksohet se “vatra e zjarrit në fshatin Mali i Shëngjinit ka dalë plotësisht jashtë kontrollit” dhe se lokalizimi i flakëve është i pamundur për shkak të erës.
Re tymi janë parë edhe në malet e Velipojës që po ashtu është zonë turistike.&nbsp;Autoritetet në Shqipëri kanë deklaruar se 1.300 zjarrfikës në gjithë vendin nuk e përballojnë situatën e krijuar nga përhapja e zjarreve.
16/17 Re tymi janë parë edhe në malet e Velipojës që po ashtu është zonë turistike. Autoritetet në Shqipëri kanë deklaruar se 1.300 zjarrfikës në gjithë vendin nuk e përballojnë situatën e krijuar nga përhapja e zjarreve.
Situata me zjarret në disa zona në Shqipëri po merr përmasa shqetësuese. Në një njoftim të Prefekturës së Lezhës, mëngjesin e së martës, theksohet se “vatra e zjarrit në fshatin Mali i Shëngjinit ka dalë plotësisht jashtë kontrollit” dhe se lokalizimi i flakëve është i pamundur për shkak të erës.
Situatë e vështirë me zjarret ka qenë edhe në disa fshatra të bashkisë së Tropojës ku në ndihmë për luftimin e zjarreve atje u angazhuan edhe tre helikopterë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe një ekip nga Kosova.
17/17 Situatë e vështirë me zjarret ka qenë edhe në disa fshatra të bashkisë së Tropojës ku në ndihmë për luftimin e zjarreve atje u angazhuan edhe tre helikopterë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe një ekip nga Kosova.
Situata me zjarret në disa zona në Shqipëri po merr përmasa shqetësuese. Në një njoftim të Prefekturës së Lezhës, mëngjesin e së martës, theksohet se “vatra e zjarrit në fshatin Mali i Shëngjinit ka dalë plotësisht jashtë kontrollit” dhe se lokalizimi i flakëve është i pamundur për shkak të erës.
Previous slide
Next slide

Ai, po ashtu, tha se nuk ka të dhëna se shpërthimi i zjarrit të ketë qenë i qëllimshëm.

Shqipëria ka rreth 147 mjete zjarrfikëse dhe 1.300 efektivë dhe dy helikopterë Cougar, që sipas autoriteteve janë të pamjaftueshme për të përballuar situatën që krijohet me zjarre gjatë verës.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG