Pamje nga lufta me zjarret që kanë mbërthyer Evropën
- Reuters
Ekipet e zjarrfikësve po luftojnë pa pushim me vatra zjarri në shtete evropiane, teksa Franca dhe Spanja janë goditur më së rëndi. Në këto dy shtete, mijëra persona janë evakuuar për shkak të zjarreve, teksa kushtet e thata të motit po e përkeqësojnë situatën. Kontinenti evropian, sipas shkencëtarëve, është kontinenti që po ngrohet më së shpejti.
1
Një pjesëtar i agjencisë kundër zjarreve qëndron afër një vatre zjarri që digjet në Le Porge të Francës më 22 korrik. Si pasojë e zjarreve, mijëra banorë dhe turistë janë evakuuar nga zonat e prekura në Francë.
2
Një burrë, së bashku me qenin e tij, shikon zjarrin e egër që ka kapluar një mal në Onda të Spanjës më 27 korrik. Qeveria spanjolle veçse ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas shpërthimit të vatrave të zjarrit në disa zona të vendit.
3
Një banor vendas ndihmon në shuarjen e zjarreve në provincën Mugla të Turqisë më 29 korrik 2026.
4
Varka të ankoruara në Lakano të Francës, teksa zjarret digjen në një zonë pyjore aty pranë.