Shkon në 89 numri i viktimave nga zjarret në Havai

Qyteti Lahaina në Havai, i shkatërruar nga zjarret. 10 gusht 2023.
Numri i viktimave nga zjarret në Maui të Havait ka arritur në 89, përderisa autoritetet kanë paralajmëruar se përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar viktimat janë ende në fazat fillestare.
Zjarret në Maui janë fatkeqësia më vdekjeprurëse natyrore në Shtetet e Bashkuara për më shumë se një shekull.
Ekipet e kërkim-shpëtimit dhe qentë e angazhuar në këto përpjekje kanë mbuluar vetëm 3 për qind të zonës së kërkimit, tha shefi i policisë në Maui, John Pelletier.
“Kemi një zonë që duhet ta kontrollojmë prej të paktën 5 mije katrorë e që është e mbushur me më të dashurit tanë”, tha ai, duke shtuar se numri i viktimave ka të ngjarë të rritet pasi “asnjëri prej nesh nuk e di ende shkallën” e kësaj fatkeqësie.
Havai në flakë
1/13Njerëzit duke shikuar tymin dhe flakët që përhapen në Front Street, në qendër të qytetit Lahaina, Maui, të martën, më 8 gusht 2023.
Zyrtarët e Mauit thanë se një zjarr në qytetin historik ka djegur pjesë të një prej zonave turistike më të njohura në Havai.
Dhjetëra njerëz kanë vdekur nga zjarret në ishullin Maui të Havait. Zjarret u ndezën nga erërat e forta uragane që shkatërruan qindra ndërtesa dhe dogjën disa zona deri në tokë. Mijëra njerëz u evakuuan nga ishulli Maui dhe u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
2/13Të paktën 16 rrugë u mbyllën, aeroporti i Mauit ishte i hapur pasi linjat ajrore ulën tarifat dhe ofruan përjashtime për t'i larguar njerëzit nga ishulli.
Dhjetëra njerëz kanë vdekur nga zjarret në ishullin Maui të Havait. Zjarret u ndezën nga erërat e forta uragane që shkatërruan qindra ndërtesa dhe dogjën disa zona deri në tokë. Mijëra njerëz u evakuuan nga ishulli Maui dhe u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
3/13Një pamje nga ajri e një pjese të qytetit Lahaina më 9 gusht 2023. Zyrtarët thanë se njerëz të dëshpëruar po hidheshin në oqean për t'i shpëtuar zjarrit që përhapej me shpejtësi, raporton Reuters.
Dhjetëra njerëz kanë vdekur nga zjarret në ishullin Maui të Havait. Zjarret u ndezën nga erërat e forta uragane që shkatërruan qindra ndërtesa dhe dogjën disa zona deri në tokë. Mijëra njerëz u evakuuan nga ishulli Maui dhe u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
4/13Banorja e Havait, Steff Baku-Kirkman, reagon pasi kuptoi se kafshët shtëpiake dhe shtëpia e saj u shkatërruan nga zjarri në Lahaina, Kahului.
Dhjetëra njerëz kanë vdekur nga zjarret në ishullin Maui të Havait. Zjarret u ndezën nga erërat e forta uragane që shkatërruan qindra ndërtesa dhe dogjën disa zona deri në tokë. Mijëra njerëz u evakuuan nga ishulli Maui dhe u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
5/13Tym pranë një prej porteve në Lahaina, Havai, 9 gusht
Dhjetëra njerëz kanë vdekur nga zjarret në ishullin Maui të Havait. Zjarret u ndezën nga erërat e forta uragane që shkatërruan qindra ndërtesa dhe dogjën disa zona deri në tokë. Mijëra njerëz u evakuuan nga ishulli Maui dhe u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
6/13Varkat e djegura në një vijë bregdetare të shkatërruar nga zjarri që u përhap shpejt i ndihmuar nga erërat e një stuhie të largët dhe shkatërroi qytetin e Lahaina në Maui, Havai.
Dhjetëra njerëz kanë vdekur nga zjarret në ishullin Maui të Havait. Zjarret u ndezën nga erërat e forta uragane që shkatërruan qindra ndërtesa dhe dogjën disa zona deri në tokë. Mijëra njerëz u evakuuan nga ishulli Maui dhe u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
7/13Tym mbi një nga shtëpitë në Lahainan e Vjetër m 9 gusht.
Dhjetëra njerëz kanë vdekur nga zjarret në ishullin Maui të Havait. Zjarret u ndezën nga erërat e forta uragane që shkatërruan qindra ndërtesa dhe dogjën disa zona deri në tokë. Mijëra njerëz u evakuuan nga ishulli Maui dhe u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
8/13Zjarret u ndezën nga erërat e forta që shkatërruan qindra ndërtesa dhe dogjën disa zona deri në tokë.
Dhjetëra njerëz kanë vdekur nga zjarret në ishullin Maui të Havait. Zjarret u ndezën nga erërat e forta uragane që shkatërruan qindra ndërtesa dhe dogjën disa zona deri në tokë. Mijëra njerëz u evakuuan nga ishulli Maui dhe u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
9/13Shkaku i zjarrit në Maui ende nuk është përcaktuar, por Shërbimi Kombëtar i Motit tha se përhapja e shpejtë u shkaktua nga disa faktorë si bimët e thata, erërat e forta dhe lagështia e ulët.
Dhjetëra njerëz kanë vdekur nga zjarret në ishullin Maui të Havait. Zjarret u ndezën nga erërat e forta uragane që shkatërruan qindra ndërtesa dhe dogjën disa zona deri në tokë. Mijëra njerëz u evakuuan nga ishulli Maui dhe u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
10/13Më shumë se 11.000 njerëz janë evakuuar nga Maui, tha Ed Sniffen i Departamentit të Transportit të Havait të mërkurën vonë.
Dhjetëra njerëz kanë vdekur nga zjarret në ishullin Maui të Havait. Zjarret u ndezën nga erërat e forta uragane që shkatërruan qindra ndërtesa dhe dogjën disa zona deri në tokë. Mijëra njerëz u evakuuan nga ishulli Maui dhe u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
11/13Sipërfaqe të kapluara nga zjarri në ishullin Maui.
Situata në Havai solli në mendje skenat shkatërruese nga zjarret nëpër vende të tjera të botës këtë verë.
Dhjetëra njerëz kanë vdekur nga zjarret në ishullin Maui të Havait. Zjarret u ndezën nga erërat e forta uragane që shkatërruan qindra ndërtesa dhe dogjën disa zona deri në tokë. Mijëra njerëz u evakuuan nga ishulli Maui dhe u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
12/13Një zjarr në ishullin Maui në Havai, 9 gusht.
Zjarret e shkaktuara nga nxehtësia rekorde detyruan evakuimin e dhjetëra mijëra njerëzve në Greqi, Spanjë, Portugali dhe pjesë të tjera të Evropës. Gjithashtu, edhe Kanadaja perëndimore e pësoi nga zjarre jashtëzakonisht të rënda.
Dhjetëra njerëz kanë vdekur nga zjarret në ishullin Maui të Havait. Zjarret u ndezën nga erërat e forta uragane që shkatërruan qindra ndërtesa dhe dogjën disa zona deri në tokë. Mijëra njerëz u evakuuan nga ishulli Maui dhe u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
13/13Një punonjës i një varke me qira, Dustin Johnson, pasi u largua nga zjarret në Maui.
Dhjetëra njerëz kanë vdekur nga zjarret në ishullin Maui të Havait. Zjarret u ndezën nga erërat e forta uragane që shkatërruan qindra ndërtesa dhe dogjën disa zona deri në tokë. Mijëra njerëz u evakuuan nga ishulli Maui dhe u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
Previous slide
Next slide
Zjarret që nisën ditë më parë kanë rrafshuar qytetin e vjetër të Lahainës.
Pelletier tha se identifikimi i viktimave është jashtëzakonisht sfidues sepse “sapo ne marrim mbetjet mortore, ato shpërbëhen”. Ai shtoi se dy persona deri më tani janë identifikuar.
“Kjo është fatkeqësia më e rëndë natyrore që Havai ka përjetuar ndonjëherë”, tha guvernatori Josh Green, teksa pa nga afër shkatërrimet nga zjarri.
“Ne vetëm mund të presim dhe të mbështesim të mbijetuarit. Fokusi ynë tani është të bashkojmë njerëzit dhe t’iu ofrojmë strehim, kujdes shëndetësor dhe më pas të nisim rindërtimin”.
Shkatërrimet në Havai nga zjarret.
Të paktën 2.200 ndërtesa janë dëmtuar apo shkatërruar në Mauin Perëndimor, tha Green, dhe 86 për qind e tyre ishin ndërtesa banimi. Ai shtoi se në mbarë ishullin, dëmet vlerësohet se janë afër 6 miliardë dollarë. Sipas guvernatorit, do të “duhet një kohë e gjatë” për rimëkëmbje.
Të paktën dy zjarre të reja kanë shpërthyer në Maui, por ende nuk është raportuar për viktima.
Për shkak të zjarreve, të paktën 4.500 banorë që janë evakuuar kanë nevojë për strehim, thanë zyrtarët.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të japin mostra të ADN-së në mënyrë që të mund të identifikojnë viktimat.
Numri i ri i viktimave ka tejkaluar numrin e viktimave nga zjarri në veri të Kalifornisë më 2018, kur vdiqën 85 persona. Një shekull më parë, në veri të Minesotës nga një zjarr kishin vdekur qindra persona.
Zjarret në Havai janë fatkeqësia më e madhe natyrore në dekada, duke tejkaluar edhe cunamin e vitit 1960, që la të vdekur 61 persona.
Sipas të dhënave të menaxhimit të emergjencave në Havai, nuk ka pasur sirena para se zjarret të kaplonin qytetet. Zyrtarët u kanë dërguar banorëve mesazhe në telefona mobilë, dhe kanë njoftuar përmes televizioneve dhe radio-stacioneve. Por, në kohën e shpërthimit të zjarreve ka pasur ndërprerje të energjisë dhe të linjave të komunikimit.
Zjarret janë përkeqësuar edhe më shumë për shkak të thatësisë dhe erërave të fuqishme të shkaktuara nga një uragan që ka kaluar afër Mauit.
Qyteti më i goditur është Lahaina, ku janë shkatërruar pothuajse të gjitha ndërtesat. Ky qytet është shtëpi e 13.000 banorëve.