BRATISLLAVË

Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica u takua sot në Bratisllavë me presidentin e Sllovakisë.
"Shpreh kënaqësi të plotë për bisedën me presidentin Ivan Gashparoviq dhe qëndrimin e tij të qartë se e kundërshton shkëputjen e Kosovës, dhe se Sllovakia në Këshillin e Sigurimit të KB do ta mbrojë zgjidhjen e drejtë", tha Koshtunica pas takimit.
Zyra e presidentit sllovak njoftoi se Gashparoviq është "tejet i interesuar për çështjen e Kosovës" dhe për "kërkimin e variantit më të pranueshëm për sigurinë rajonale".
Ndërkaq kryeministri sllovak Robert Fico tha sot se statusi i Kosovës duhet të vendoset me kompromis ndërmjet serbëve, shqiptarëve dhe ndërmjetësuesve ndërkombëtarë.