PRISHTINË

Qeveria e Kosovës e ka cilësuar si një akt kriminal shpërthimin e mbrëmshëm në shtëpinë e familjes së Zeqir Zurapit me përkatësi etnike gorane në fshatin Rapqë e Lartë në komunën e Dragashit.
Qeveria tha se sulmi u shërben atyre forcave, të cilat tentojnë me çdo kusht t'i dëmtojnë proceset e gjithmbarshme në Kosovë.
Mbrëmë ka ndodhur edhe një shpërthim tjetër në një shtëpi në rindërtim në fshatin Gjinovc të Suharekës. Për këtë shpërthim janë arrestuar dy persona.