STOKHOLM

Fituesi i çmimit Nobel për kiminë është shpallur shkencëtari amerikan Roxher Kornberg për punën e tij lidhur me kopjimin e informacioneve nga gjeni tek disa pjesë të qelizave që prodhojnë proteinat. Kornberg është profesor në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Stendford.