HANOJ

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit tha se raundi i ardhshëm i bisedimeve 6-palëshe që synon të zgjidhë krizën lidhur me programet e armëve bërthamore verikoreane, me siguri do të mbahet në fillim të dhjetorit.
Christopher Hill i bëri këto komente në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoj.
Koreja e Veriut dakordua t'u kthehet negociatave pasi më 9 tetor kreu provën e parë të armëve bërthamore.