NAIROBI

Sekretari i përgjithshëm i KB, Kofi Annan e ka kritikuar mungesën e lidershipit kundër ngrohjes globale. Në Konferencën Ndërkombëtare për Ndryshimin e Klimës që mbahet në Kenia, Annan sugjeroi të vendosen taksa ndërkombëtare të karbonit, ndërsa të ardhurat të shfrytëzohen për luftimin e ndikimeve nga ndryshimet e klimës.