TIRANË

Zyrtarë të lartë të ekonomisë dhe ekspertë nga 18 vende të Evropës Qëndrore dhe Jug-Perendimore diskutojnë sot në Tiranë për bashkëpunimin rajonal dhe ngritjen e linjave të reja të biznesit.
Në fokus të takimit janë reformat dhe investimet për stimulimin e zhvillimit të biznesit, me theks të veçant në infrastrukturë, financa dhe investime.
Takimi në të cilin po marrin pjesë rreth 800 udhëheqës biznesi dhe zyrtarë të tjerë zgjatë dy ditë.