TIRANË

Kryeministri Sali Berisha tha se Shqipëria e ka thyer embargon e KB ndaj ish Jugosllavisë gjatë luftërave në fillim të viteve të 1990-ta. Berisha tha se Shqipëria ka dërguar karburante në Kosovë dhe në Mal të Zi.
Embargoja nuk ishte e drejtë dhe i prekte shqiptarët në Kosovë dhe Mal të Zi, ka thënë Berisha, për të shtuar se "Evropa nuk bënte asgjë" për të penguar furnizimin ilegal të Serbisë me karburante.