HAMBURG

Policia gjermane ka gjetur gjurmë të helmit radioaktiv në banesën e ish gruas së biznismenit rus Dmitry Kovtun, i cili ishte takuar me Aleksander Litvinenkon më 1 nëntor në Londër. Besohet që helmi i gjetur është polonium 210, me të cilin është helmuar edhe biznismeni rus Kovtun.
Ndërkohë e veja e ish agjentit rus, Aleksander Litvinenko, ka shfaqur besimin se autoritetet ruse mund të kenë luajtur rol në vrasjen e burrit të saj.