JERUSALEM

Një organizatë izraelite për të drejtat e njeriut ka bërë të ditur se Ushtria e Izraelit ka vrarë gjatë këtij viti palestinezë tre herë më shumë se sa vitin e kaluar. Organizata B'Tselem, tha se ekipet të cilat kanë vëzhguar aksionet e armatës izraelite në Bregun Perendimor dhe Rripin e Gazës, thanë se gjatë vitit 2006 ushtria ka vrarë 660 palestinezë, dhe se së paku 322 prej tyre nuk kanë qenë të përfshirë në veprime ushtarake në momentin kur janë vrarë.