PRISHTINË

Grupi Ndërkombëtar i Krizave në një raport të tij ka ngritur sërish Kosovën në listën e vendeve potenciale të konfliktit, për herë të parë që nga rrëzimi i regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Grupi ka tërhequr vërejtjen se ngritja e mundshme e aktakuzës kundër kryeministrit Ramush Haradinaj, do të nxisë një "krizë të rrezikshme politike', para mesit të vitit kur pritet të fillojnë bisedimet për statusin final të Kosovës.