SARAJEVË

Zyrtarët e lartë ndërkombëtarë në Bosnje mirëpritën dorëzimin e të akuzuarit të parë për krime lufte në Tribunalin e Hagës, duke thënë se shpresojnë, që edhe të tjerët do të ndjekin rrugën e tij. Administratori i Bosnjes Paddy Ashdown mirëpriti arrestimin e Savo Todoviqit, i cili kërkohej për vrasjen dhe rrahjen e të burgosurve në burgun e udhëhequr nga serbët në Foca të Bosnjes lindore.