PRISHTINË

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian ka publikuar një raport lidhur me zbatimin e ligjeve të Kuvendit të Kosovës të miratuara gjatë periudhës 2002-2003.
Sipas dokumentit, proceset e hartimit dhe miratimit të dekreteve shtesë kanë filluar me vonesë, sidoqoftë ka pasur sukses të konsiderueshëm. Raporti zbulon të meta të rëndësishme brenda rregullativës ekzistuese të akteve nënligjore.