PARIS

Prezantimi publik i aeroplanit më të madh të udhëtarëve në botë po mbahet tani në qytetin jugor francez Toulouse. Në mesin e 5 mijë mysafirëve janë edhe presidenti francez Zhak Shirak, kancelari gjerman Gerhard Schroeder e kryeministri britanik Tony Blair. Aeroplani A380 do të jetë në gjendje të mbajë deri në 853 udhëtarë. Aeroplani në fjalë është paraparë që të fillojë shërbimet në vitin 2006.