BRUKSEL

Anëtarët e Parlamentit Evropian nga vendet e Evropës Lindore kanë kërkuar që ligji për ndalimin e përdorimit të simboleve naziste, të zgjërohet edhe për ndalimin e simboleve komuniste.
Thirrja u bë nga ligjvënësit e Çekisë, Estonisë, Hungarisë, Lituanisë dhe Sllovakisë.
Ata thanë se ndalimi duhet të vlejë edhe për 'drapërin dhe çekiçin', për shkak të vrasjeve dhe torturave që njerëzit kanë kaluar nën regjimet komuniste.