LONDËR

Nga sot ka hyrë në fuqi në Angli ndalimi i gjuetisë me qen. Ky vendim që ka ngjallur shumë debate është përshëndetur nga mbrojtësit e mjedisit, që e cilëson atë si praktikë të egër, por praktikuesit e kësaj gjuetie kanë thënë se nuk do të respektojnë ligjin.