BAGDAD

Ushtria e Shteteve të Bashkuara i ka shtuar masat e sigurisë në dhe përreth provincës Anbar të Irakut, që është në perëndim të Bagdadit, ka kumtuar ushtria amerikane. Kjo provincë, që përfshinë qytetet Faluxha, Ramadi dhe Kaim, është përshkruar si qendër e kryengritësve irakianë. Në kumtesë mëtutje thuhet se ky operacion, me përfshirjen e ushtarëve amerikane dhe të pjesëtarëve të sigurisë së Irakut, është ndërmarrë me kërkesën e qeverisë së përkohshme të Irakut. Gjatë një aksioni në Anbar sot është vrarë një ushtar amerikan, ndërsa në Falluxha janë gjetur trupat e pajetë të tre ushtarëve irakianë.