TEHERAN

Së paku 420 persona vdiqën nga tërmeti që goditi pjesën juglindore të Iranit, sot në mëngjes. Sipas zyrtarëve, numri i viktimave mund të arrijë në mbi 500, kurse rreth 600 të tjerë janë të lënduar. Tërmeti besohet se shkaktoi edhe dëme të mëdha materiale, sidomos në zonat rurale.