DAMASK

Presidenti i Sirisë, Bashar Asad tha sot, gjatë një fjalimi në Parlament, se Siria do ti tërheqë trupat e saj në mënyrë të tërësishme së pari në Luginën Lindore libaneze, Beka e pastaj në kufirin sirian. "Unë jam pajtuar me presidentin e Libanit, Emil Lahoud që Këshillat Suprem të dy vendeve të takohen dhe ta miratojnë planin e tërheqjes", tha zoti Asad në fjalimin e tij të sotëm. Ai, pastaj kërkoi edhe përfshirjen e Kombeve të Bashkuara në këtë plan. Agjencitë e lajmeve informojnë se fjalimi i presidentit të Sirisë u bë pas kërkesave të vazhdueshme të presidentit amerikan, George Bush dhe të atij francez, Jacques Chirac për tërheqjen e plotë të trupave të Sirisë nga Libani.