BEOGRAD

Dorëzimi i sa më shumë të akuzuarve do të ishte shenjë e mirë për bashkëpunimin e Serbisë me Tribunalin e Hagës, tha kryetari i gjykatës Teodor Meron, duke shtuar se tribunali do ta përmbyllë punën kur të përfundojnë gjykimet e Ratko Mlladiçit, Radovan Karaxhiçit dhe Ante Gotovinës.
Meron i bëri këto komente pas takimeve me kryeministrin serb Vojisllav Koshtunica dhe presidentin Boris Tadiç.
Ndërkohë, Tribunali sot tha se e ka lëshuar aktakuzën e fundit për të dyshuarit për krime të luftës në luftërat ballkanike.
Aktakuza e fundit u lëshua kundër ish ministrit të brendshëm të Maqedonisë Lube Boshkovski, dhe zyrtarit të policisë Johan Tarçullovski, për rolin e tyre në vrasjen e civilëve në fshatin Luboten të Shkupit.