PARIS

Në samitin e sotëm ndërmjet liderëve të Francës, të Gjermanisë, të Spanjës dhe të Rusisë u diskutuan për forcimin e lidhjeve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Rusisë. Në këtë takim morën pjesë Jacques Chirac, president i Francës, Gerhard Schroeder kancelar i Gjermanisë, Hose Luis Rodriguez Zapatero, kryeministër i Spanjës dhe Vlladimir Putin, president i Rusisë.