RAMALLAH

Lideri palestinez Mahmoud Abbaz urdhëroi forcat e sigurisë që të frenojnë militantët, pasi një grup i armatosur kishte hapur zjarr ndaj kompleksit të tij në Ramallah. Gjatë kohës së sulmit, Abbaz ndodhej brenda kompleksit, mirëpo ka shpëtuar pa lëndime.