HAGË

Ish ministri i brendshëm i Maqedonisë, Lube Boshkovski tha sot në Gjykatën e Hagës se nuk ndjehet fajtor për akuzat lidhur me vrasjen e shqiptarëve gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni. Zoti Boshkovski nga Tribunali i Hagës për krime të Luftës akuzohet për shkelje të rregullave të Luftës lidhur me një sulm të policisë në gusht të vitit 2001 kundër civilëve në fshatin Luboten.