BAGDAD

5 persona u vranë nga shpërthimi i një veture bombë, sot në afërsi të qytetit Bakuba. Në mesin e të vrarëve janë edhe 4 oficerë të policisë, kurse dy të tjerë janë të plagosur. Ndërkohë, kryengritësit në Bagdad, kanë vrarë zyrtarin e ministrisë së arsimit të Irakut, Hassib Zamil.