UASHINGTON

Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice tha se Shtetet e Bashkuara do t'i japin edhe disa muaj Bashkimit Evropian për të frenuar programet bërthamore të Iranit, para se të shqyrtojnë "masat më të forta". Këtë koment ajo e bëri në një intervistë për gazetën Wall Street Journal. Ndërkohë, për këtë çështje sot u deklarua edhe ministri i jashtëm i Izraelit Silvan Shalom.
"Ne mendojmë se kjo çështje duhet të dërgohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kjo duhet bërë sa më parë që të jetë e mundur" tha Shalom.
Irani gjithnjë ka thënë se programet e tij bërthamore janë vetëm për qëllime paqësore, kurse vendet evropiane po përpiqen ta bindin Teheranin të heq dorë nga disa pjesë të programeve në këmbim të lehtësive ekonomike.