BAGDAD

Kanë vazhduar dhe gjatë ditës së sotme sulmet në pjesë të ndryshme të Irakut. Në Bagdad njoftohet për një civil dhe tre ushtarë irakianë të vrarë dhe së paku 7 të plagosur. Këto sulme vijnë pas atyre të 24 orëve të fundit ku humbën jetën së paku 11 veta dhe u plagosën disa dhjetëra të tjerë.