UASHINGTON

Zyrtari i lartë i ushtrisë amerikane, gjeneral James Conway tha mbrëmë vonë se pjesëtarët e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara po hasin në rezistencë të fuqishme nga ana e kryengritësve në luftimet në Irakun perëndimor, afër kufirit me Sirinë. Këto komente gjenerali Conway i bëri pasi kryengritësit kishin rrëmbyer guvernatorin e provincës Anbar, ku qindra pjesëtarë të ushtrisë amerikane, të dielën, e kanë filluar të ashtuquajturin "operacionin Matador". Ushtria amerikane thotë se afro 100 kryengritës irakianë janë vrarë gjatë kësaj ofensive ushtarake. Është raportuar se së paku tre ushtarë amerikanë janë vrarë.