PRISHTINË

Një pjesëtar i ushtrisë së Ukrainës, i cili ka shërbyer në kuadër të forcave paqëruajtëse në Kosovë, dje është gjetur i vdekur në një depo në kampin Brezë, që gjendet në Shtërpce në jug të Kosovës.
Në komunikatën e KFOR-it thuhet se incidenti po hetohet, dhe se identiteti i ushtarit nuk do të bëhet publik derisa të mos njoftohen të afërmit e tij.