HAGË/PRISHTINË

Majkëll O'Railli, koordinator i ekipit të mbrojtjes së ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar përmes një deklarate për opinion, se Tribunali i Hagës e ka miratuar lirimin e përkohshëm të zotit Haradinaj. Në deklaratë thuhet se në përputhje me procedurat e Gjyqit, Prokurorisë i janë dhënë 24 orë afat për ankesë.
Ekipi i mbrojtjes së zotit Haradinaj, njofton gjithashtu se nesër pasdite do të lëshojë deklaratë shtesë lidhur me këtë çështje.