KIRKUK

Të paktën 23 njerëz janë vrarë dhe rreth 50 janë plagosur nga sulmet e sotme në Irak. Në qytetin verior Kirkuk, nga një shpërthim afër një banke, janë vrarë të paktën 18 njerëz. Autoritetet thanë se bomba ishte vendosur afër radhës së njerëzve që prisnin para bankës.
Ndërkaq në Baquba, të paktën 5 ushtarë irakianë janë vrarë, nga një sulm me automjet bombë në patrullën e ushtrisë.