BRUKSEL

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Javier Solana, menjëherë pas vlerësimeve të OSBE-së për procesin zgjedhor në Shqipëri, ka reaguar duke shfaqur, në njërën anë, kënaqësinë për procesin, siç është shprehur ai, kryesisht paqësor, dhe thirrjet që mangësitë e vërejtura të hetohen.
Duke përcjellë mesazhin e BE-së, Solana u ka bërë thirrje partive politike që të përmbahen nga deklarimet e ngutshme për rezultatet dhe të presin numërimin final të votave.
Solana i ftoi partitë politike që të veprojnë në harmoni me Kodin e Sjelljes dhe ta respektojnë rezultatin zgjedhor.