DUBAI

Al Kaida në Irak ka marrë përsipër sulmet e dështuara javën e kaluar kundër dy anijeve luftarake amerikane që gjendeshin në portin e Akaba të Detit të Kuq, në territorin e Jordanisë.
Grupi në fjalë, i drejtuar nga Abu Musa al Zarkaui, përmes një deklarate bën të ditur se sulmuesit janë kthyer të padëmtuar në bazën e tyre.
Gjatë këtij sulmi forcat dhe anija amerikane nuk pësuan asnjë dëm, derisa humbi jetën një ushtar jordanez.