DISELDORF

Prokurorët gjermanë kanë kërkuar dënime me burgim deri në tetë vjet për katër persona arabë të akuzuar për planifikimin e sulmeve me bomba kundër caqeve hebreje në Gjermani nën urdhërin e militantit islamik, Abu Musab al-Zarkawi. Ata kishin planifikuar sulme ndaj dy restoranteve në Diseldorf dhe në një qendër shoqërore në Berlin. Procesi gjyqësor kundër tyre kishte filluar në shkurt të vitit 2004.