QYTETI I VATIKANIT

Papa Benedikti XVI e ka hapur sinodin e peshkopëve katolikë të mbarë botës.
Konklava 3-javëshe në Vatikan është ngjarja më e madhe e thirrur nga Pontifikati prej zgjedhjes së tij në krye të Selisë së Shenjtë, kurse marrin pjesë mbi 250 peshkopë, kardinalë dhe udhëheqës të urdhërave fetarë nga 118 vende të botës.