UASHINGTON

Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush kërkoi nga drejtorët ekzekutiv të 5 kompanive kryesore farmaceutike që të shtojnë prodhimin e vaksinës kundër gripit të shpezëve.
Ndërkaq, Sekretari për shëndetësi, Mike Leavitt fillon sot turneun 10 ditor në Azinë Juglindore për të diskutuar krijimin e lidhjeve të nevojshmë në rast të epidemisë. Sipas ekspertëve, miliona njerëz mund të vdesin brenda disa muajsh, nëse virusi fillon të bartet lehtësisht nga personi në person.