BAGDAD

Policia e Irakut ka kumtuar se nga një sulmues vetëvrasës me makinë bombë në Bagdad janë vrarë së paku 7 vetë. Gjatë këtij sulmi në patrullën policore u plagosën edhe 10 policë dhe 7 civilë. Ushtria amerikane ka kumtuar sot se dy pjesëtarë të saj janë vrarë gjatë luftimeve të djeshme në luginën e lumit Eufrat në veri të Bagdadit. Më herët ushtria e Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se gjatë një operacioni në provincën Anbar, afër kufirit me Sirinë, janë vrarë së paku 50 militantë. Ky operacion njëjavësh përfundoi dje.